Abelard Tahiri

Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet e vendit tonë, tha kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ableard Tahiri ka kritikuar Qeverinë Kurti për faturat e larta të energjisë elektrike. Ai konsideron  se faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare.  Në vitin e tretë të Qeverisë Kurti, qytetarët po ndjejnë në xhep efektet “e fuqishme” të kësaj qeverie. Faturat e larta të energjisë janë goditja e radhës për familjet kosovare”, ka shkruar Tahiri. Shefi i deputetëve të PDK-së, ka theksuar se në këtë kohë inflacioni e varfërie, duhet të mendojmë për policët, mësuesit, të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe posaçërisht për ata të sektorit privat, të cilët, edhe pa këto fatura, me shumë vështirësi e mbyllnin muajin.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …