Imunologu i shquar amerikan, Antonio Fauçi ka thënë se duhet të zhvillohen kërkime për gjetjen e një vaksine universale kundër virusin korona. “Meqenëse kemi pasur tri pandemi të coronavirusit në 18 vitet e fundit, është koha të fillojmë tani punën për një vaksinë universale të coronavirusit, në mënyrë që të jemi gati për pandeminë tjetër. Tani do të jetë e nevojshme të punohet për vaksina të afta për të siguruar mbrojtje efikase kundër të gjitha coronaviruseve. Këto vaksina universale duhet të jenë në gjendje të mbrojnë popullatën botërore nga fillimi i pandemive për shkak të coronavirusëve të vjetër dhe të rinj, si edhe varianteve të tyre”, ka porositur drejtori i Institutit amerikan të Sëmundjeve nga Alergjitë dhe Infeksionet, Antonio Fauçi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …