Këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci ka paralajmëruar se ka mundësi që të shfaqet një variant i ri i virusit korona i cili do të jetë edhe me i rënd se varianti Delta. Ai është cituar të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë në telashe nëse një variant i ri kapërcen Deltën, që tashmë ka një ngarkesë virale një mijë herë më të lartë se lloji origjinal i COVID-19. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani po i afrohet shifrës prej100 mijë raste në 24 orë, duke tejkaluar nivelin e transmetimit të verës së kaluar, kur nuk kishte në dispozicion vaksina. Varianti Delta ka përmbysur përgjigjen e SHBA-së ndaj pandemisë, pasi është vërtetuar se është e aftë të infektojë edhe njerëzit që janë të vaksinuar por është konstatuar se vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve dhe se shumica dërrmuese e infeksioneve të reja janë në mesin e njerëzve të pa vaksinuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …