Gazeta e përditshme gjermane Frankfurter Allgemaine Caitung, duke iu referuar lajmërimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kishte thënë ase se Kosova do të aplikojë në BE brenda vitit 2022, gazeta gjermane shkruan se Kosova i ka gjasat tejet të vogla për t’u pranuar në rrethanat aktuale. “Pas Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moladvisë, Kosova gjithashtu dëshiron të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por dëshira nuk do të thotë asgjë për prospektin që kjo të ndodh. Formalisht kjo ndryshon asgjë sa për fillim. Mund të aplikoni për gjithçka – por çfarë dëshironi nuk do të thotë asgjë për çfarë prospektesh keni. Ky lajmërim nuk e ndryshon faktin që nga 27 vende të BE-së (Qiproja, Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008. Fakti që Kurti megjithatë zgjodhi të ndërmerr këtë hap, i cili duket se nuk i ka gjasat, gjithashtu ka të bëjë me rrethanat e veçanta të muajve të kaluar – dhe mbase edhe me dëshirën për ta detyruar BE-në të merr pozicion”, thuhet më tej në artikullin e kësaj gazete gjermane.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …