Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar pas vendimit që tre kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sot janë janë ankuar në Gjykatën Supreme rreth vendimit të Panelit Zgjedhor vendim ky që Vetëvendosjes ia merr tre deputetë dhe mundëson hyrjen në Kuvend të koalicionit Nisma-AKR-PD. Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate ka mirëpritur vendimin e ligjshëm të Panelit, i cili u bëri një shërbim të madh proceseve demokratike në Kosovë, duke kthyer integritetin e zgjedhjeve. Ne si Nismë Socialdemokrate kemi mirëpritur vendimin e ligjshëm të Panelit Zgjedhor, i cili i ka bërë një shërbim madh proceseve demokratike në Kosovë, duke kthyer integritetin e zgjedhjeve”, ka thënë, Fazli Hoxha.
