( Pjesë nga Ditari im, shkruar dhjetë vite e tridhjetë e katër ditë më parë)
15 maj 2010
Vritën katër shqiptarë në Maqedoni
Sipas informacineve, por edhe kumtesës së Ministrisë të Punëve të Brendshme e Maqedonisë, mësojmë se në mëngjesin e herëshëm të datës 12 maj 2010, në pritën e kurdisur që më parë, policia maqedone (njësiti special)vrasin pa paralajmërim katër shqiptarë: Harun Aliu, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me nofkën “kom.Kushtrimi”, Shaban Zenuni, Qemal Fejzullahu dhe Xhafer Shala, të gjithë luftëtarë të lirisë, tre të parët shtetas të Maqedonisë, ndërsa Xhafer Shala,shtetas i Kosovës, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), . ish ushtar i dy luftërave çlirimtare në Kosovë e Maqedoni. Kom. Harun Aliu alias kom.Kushtrimi, bashkëluftëtar i ditëve të para me Ali Ahmetin, themelues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Kom.Harun Aliu – “Kushtrimi”, kishte firmosur Komunikatën e parë të UÇK, në të cilën pos tjerash ipej kushtrimi për liri të popullit shqiptarë të pjesës shqiptare të Maqedonisë. Në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë thuhet: “Pas informacioneve të marra ditë më parë, se një grup trafikantësh me armë, do të depërtojnë në territorin e Maqedonisë, njësitet tona speciale vunë pritë duke i vrarë katër trafikantë armësh dhe duke zënë sasi të madhe armatimi: tre thasë me TNT (trotiol), pushkë automatike, mitralozë, minahedhës…me furgonin me të cilin udhëtonin vetëm pesë kilometra larg kufirit të Kosovës dhe rreth 15km larg Shkupit”!! Pamja filmike ku gjoja ishte kryer vrasja – krimi, paraqiste një furgon ngjyrë të bardhë, në një rrugë mes një pylli, i bërë shoshë nga plumbat në të gjitha anët.
Varianti zyrtar maqedon, bën të dyshosh se ngjarja apo krimi makabër i forcave speciale fashiste maqedone, ndaj katër shqiptarëve nacionalistë, luftëtarë të lirisë, e jo kontrabandistë armësh, nuk është aspak i besueshëm bile jashtë çdo logjike edhe për njeriun më të thjeshtë. Vrasja e katër ushtarëve të lirisë, idealistë e patriotë për Kauzën Kombëtare Shqipëtare për Shqipërinë Etnike, ishin të kërkuar edhe më parë nga organet gjegjëse maqedone, bile kom. Haruni , nga një gjykatë fashiste maqedone, më parë ishte dënuar me burgim të përjetëshëm, vrasja e tyre duhet të jetë bërë krejt dikund tjetër, si gjithëherë me tradhëti e në pabesi, dhe më pastaj është hartuar skenari për opinion. Me të drejtë shtrohet pyetja: si është e mundur që gjithë ata plumba kalibra nga më ndryshmit, e bënë shoshë furgonin nga të gjitha anët e të mos eksplodoi gjithë ajo sasi municioni e sidomos “tre thasët me TNT”?!
Kumtesa e MPB maqedone, ishte vetëm një kopje nga kumtesat që lëshonte për opinion Qeveria e Sllobodan Millosheviqit kur vriteshin luftëtarët çlirimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çlirimtarët. etiketoheshin “kriminelë”, “kontrabandistë armësh”, “terroristë”…etj. Por, fatkeqësisht jo vetëm nga autoritetet e organet përkatëse pushtuese, por me të njejtat etiketime dilnin edhe përsonalitete politike, shqiptarë, kuptohet vasalë të pushtetit pushtues, bile këta të fundit thirrnin edhe FBI-në Amerikane e Interpolin ndërkombëtar që të vijnë në Kosovë, për ti zbuluar, ndjekur e zhdukur!!
Edhe kësaj radhe, qeveritë kukulla në Prishtinë e Tiranë, për këtë krim makabër ndja katër çlirimtarëve shqiptarë nuk reaguan fare! Sikur kjo mizori të kishte ndodhur dikund në një skaj të botës! Bile, edhe më keq, qeveritarë, liderë partish, pozitë e opozitë, i dhanë mbështetje qeverisë maqedone duke u zotuarë publikisht, për të satën herë, “se do të bëjmë gjithçka të mundshme për ta nbrojtur shtetin maqedonas”! Besoj se kjo nuk do koment…
… Pasi që krerët politikë shqiptarë në Kosovë e Maqedoni, pas dy luftërave çlirimtare pçlotësisht të fituara në Kosovë e Maqedoni, pas luftës tradhëtuan idealin e dëshmorëve të lirisë, shkelen me të dyja këmbët “Betimin”e tyre për çlirim e bashkim kombëtar, fashistët maqedonë po mendojnë se iu erdhi dita për të qëruar definitivisht hesapet me të gjithë ata shqiptarë të cilët nuk iu nënshtruan tradhëtisë, nuk punojnë e veprojnë për interesa përsonale, familjare apo klanore, por i qëndruan besnikë idealit kombëtar për të bërë Shqipërinë Etnike. Por, mos të harrojnë fashistët maqedonas në pushtet, se nuk është moti, që me “speciallcat” e tyre me emrin “luanët”, patën filluar skenare të ngjajshme, por kur djemt e vashat, bijtë e shqipës rrokën armët e lirisë, të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, për ti dalë zot popullit e Atdheut, “luanët”e tyre shumë shpejt u shëndruan në maqorrë, duke i dëshpruar krerët fashistë maqedonë…
Edhe sot, që po e përshkruaj këtë pjesë të ditarit tim të asaj kohe, nuk kam çka ti shtoj apo ti heqi.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë të të gjithë brezave!
Prishtinë, 16 qershor 2020