Liridashësit – Çlirimtarët, Urdhërohen Për Në Gjykatën Speciale Te Hagës, Kriminelët, Kalërojnë Atin Të lirë Si Në Kosovë Po Ashtu Edhe Në Serbi!! Absurditet i Llojit Të Vet
Rifilloi përpjekja për ta përbaltur Luftën e Shenjtë të UÇK-së, përmes të ashtuquajturës “Gjykatë Speciale” e Hagës për Kosovën, e diktuar dhe e instrumentalizuar nga diplomacia ruso-serbiane, në bashkëpunim me aleatët e tyre shekullor evropianë.
Çka është edhe më keq, kjo Gjykatë në thelb plotësisht racore, sepse arreston e ndjek vetëm shqiptarë, vite më parë mori edhe bekimin e Kuvendit të Kosovës!! Ky ishte njëri nga shumë vendime të turpshme të tij në dëm të Kosovës dhe popullit shqiptar. Nuk është e rastësishme, që kjo Gjykatë, arreston jo ushtarë të thjeshtë, të cilët mund të kenë vepruar individualisht jashtë rregullave dhe jashtë politikës që e drejtonte UÇK-në, por arreston e heton Komandantë Zonash të UÇK-së, (kom. Sami Lushtaku, kom.Rrustem Mustafa-Remi…), Komandantë të Shtabit të Përgjithshëm (Kom. Sylejman Selimi…)sepse me këtë lojë të ndyrë, mendojnë që më lehtë t’ua mbushin mendjen opinionit të gjerë, se ja kush ishte vërtetë UÇK-ja?! Kur “kryejnë vepra kriminale”drejtuesit e një Ushtrie, kuptohet se çka kanë bërë vet ushtarët e saj!!
Erdhi 20 vjetori i mbarimit të Luftës mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kishte synimin: Çlirimin e Kosovës dhe pjesëve tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia dhe bashkimi i tyre me Nënëloken Shqipëri, nga e cila edhe ishin shkëputur – pushtuar kuptohet dhunshëm.
Njëzet vjet luftë politike, diplomatike përmes Shërbimeve Sekrete, përmes agjenturës e spiunëve edhe shqiptarë, përmes gjithë atyre të cilët jo vetëm që nuk e mbështetën Luftën e UÇK-së, por e penguan me të gjitha mjetet e mundshme, kundër Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, gjegjësisht kundër drejtuesve të saj si dhe ushtarëve të saj.
Vërtet, është tepër e dhembshme, pse jo edhe tepër e vështirë e përballueshme për gjithë Ne që ishim të rreshtuar në radhët e UÇK-së, kur shohim të na prangosen ish komandantët tanë tepër të çmuar për kurorëzimin e luftës për liri e çlirim të Kosovës, gjithë ata djem trima të cilëve nuk iu trembej syri dhe nuk donin ta dinin se çka qet tyta e armës së serbit, na therrë shpirti për ta, për familjarët e tyre që përjetuan situata tepër të vështira, në etapa të ndryshme kohore sidomos gjatë luftës, dhe tani “shpërblehen” në këtë mënyrë të pa imagjinueshme!
Megjithate, për ne që ishim tepër krenarë nga ajo ditë rreshtimi në radhët e UÇK-së, për realizimin e një qëllimi tepër fisnik, çlirimi i Kosovës dhe Liria e popullit shqiptar pas më shumë se një shekulli i pushtuar, sot, ndjehemi edhe më krenarë, që në ato ditë tepër të vështira për Kosovën e për shqiptarët “lufto ose vdis”, pa hezitim ngjeshëm armët dhe i dolëm zot Atdheut dhe popullit shqiptar, me fjalë tjera, nuk bëmë asgjë tjetër veç kryem një obligim kombëtar për Atdheun tonë të dashur e shumë të çmuar. Kështu veprohej dekada më parë në regjimin e Titos. Arrestoheshin, burgoseshin e dënoheshin besa edhe vriteshin në mënyra të ndryshme liridashësit shqiptarë, ata që nuk kërkonin asgjë më shumë vetëm aq të drejta sa gëzonin popujt e tjerë në Jugosllavi, dhe në vend se udhëheqësit jugosllav të uleshin me shqiptarët, të bisedohej e të ju njiheshin kërkesat e tyre legjitime dhe ndërkombëtarisht të pranuara, ata mbyteshin e laheshin në gjak!!. Por ç’ndodhte? Ndodhte vet Mrekullia! E cila sot është vështirë të shpjegohet apo të besohet.
Ata të cilët vuanin burgje me shumë vite nëpër kazamatet jugosllave, edhe pse me moshë kryesisht të re, kaliteshin, forcoheshin dhe dilnin edhe më të fortë se që ishin kur hynin aty!! Dëshira për Liri vetëm sa shtohej. Burgoseshin dhjetë, për pak ditë në Lëvizjet Ilegale të Kohës rreshtoheshin njëqind të tjerë. Kështu u krijua një armatë e tërë e cila nuk u mund as njëherë duke e përballuar burrërisht gjithë fuqinë kriminale të një regjimi fashisoid titist jugosllav. Edhe tani, sa më shumë të ndiqen, arrestohen, burgosen apo edhe dënohen, luftëtarët e UÇK-së (komandantë e ushtarë), aq më shumë të populli ynë liridashës, shtohet respekti e dashuria ndaj ish luftëtarëve të LIrisë – UÇK-së. Rinisë dhe popullit liridashës shqiptar i ngritet morali, pse jo edhe dashuria e vullneti që me çdo kusht dhe me çdo çmim ta mbrojmë fitorën e lirisë dhe çlirimin e Kosovës, nga DALËZOTËSJA – UÇK , pa e harruar për as një çast,”betimin” e ushtarit të UÇK-së, si dhe amanetin e Dëshmorëve të Kombit i mbetur në rrugë. Prandaj, rrugë të mbarë, shëndet e fatbardhësi, gjithë atyre që do ta kenë fatin ta marrin rrugën e Hagës Famëkeqe! Dalëshi faqebardhë!
Prishtinë,
13 janar 2019