(Shpalosje Kujtimesh për ish frofesorin tim, Hazir Shala, 28 gusht 1939-1 shtator 2014, atdhetarin, patriotin kraharorin zjarr për Shqipërinë Etnike)
Pranverë e vitit 1964. Dy vite më parë, në qytezën e Besianës-ish Podjeva, në kuadër të Gjimnazit 8 Nëntori, u themelua edhe Paralelja e Normalistëve, në të cilën pata fatin të jem edhe unë nxënës i saj. Këtë hap e mori kush tjetër pos prof. Ramush Rama, drejtues për arsim në këtë komunë, një atdhetar i flakët i çeshtjes kombëtare për Çlirim e Bashkim Kombëtar. Nevoja për mësues ishte po thuaj si për bukën. Në këtë Paralele, ishim të regjistruar 40 djem e 5 vajza. Gjysma e arsimtarëve që na mësonin ishin serbo-maqedono-malazezë, kuptohet në gjuhën serbo-kroate, siç quhej atëherë. Dhe kuptohet se çfarë na mësonin këta “profesor” sllavë. Në pranverën e vitit 1964, mbetëm pa profesor të Gjuhës Shqipe, dhe kuptohet se pa këtë kuadër edhe Paralelja e Normalistëve, nuk mund të qëndronte, pra duhej mbyllur! Ne ishim të informuar nga profesorët e pakët shqiptarë dhe rrinim me ethe se çdo të ndodhte me ne.
Një ditë, kujdestari i klasës, prof. Aziz Dibrani , na dha një lajmë tepër të gëzueshëm: “Neser do ta keni profesorin e Gjuhës Shqipe dhe Paralelja nuk do të mbyllet”. Të gjithë u ngritëm në këmbë dhe filluam të përqafoheshim nga gëzimi i madh që i ngrohu zemrat tona.”Profesori vazhdoi më tutje: “Keni fatin që do ta keni njërin nga profesorët më të zotët që i ka sot Kosova, bile edhe më gjerë, prandaj në shenj respekti për profesorin, Hazir Shalën, do të ishte mirë të organizoheshit, dhe kështu siç jeni e gjithë klasa të dilni gjysmë ore para se të vijë treni nga Prishtina, me të cilin do të udhëtojë profesor Haziri, dhe ta shoqëronit gjerë në oborrin e shkollës.” Njëri nga shokët, Jahir Kastrati, që ne quanim për shaka “baba”, nga se ishte i martuar pyeti kujdestarin e klasës: ” Si do ta njohim ne profesorin?” Profesor Azizi,shpjegoi tutje:” Nuk do ta keni aspak vështirë. Pof. Haziri, mban veshur katin e rrobave ngjyrëbardhë. Në kokë mban “republikën”. Përveç mendjes, dijes dhe aftësisë profesionale, natyra i ka dhururar edhe një bukuri të rrallë.”
Kështu edhe vepruam.
Të nesërmen, ashtu siç ishim marrë vesh ditë më parë, u tubuam të gjithë te stacioni i trenit. Binte një rigë shi. Dheu i përzier me qymyr e bënte baltën edhe më të merzitshme. Pas pak ariti treni dhe udhëtarët filluan të dalin me radhë. Profesor Haziri, na kishte vërejtur që nga brenda dhe kishte krijuar bindjen se këta mund të jenë “normalistët” e Podjevës. Zbriti nga dalë dhe u drejtua nga ne. Sytë i shkëlqenin nga gëzimi. Për ne ai kishte një pamje do të thosha hyjnore. Na pyeti: “Mos jeni ju Normalistët e Podjevës?” Po.
u përgjigj “baba”në emër të klasës. Me që prof. Haziri shkëlqente i tëri, bile edhe këpucët e tij si pasqyrë, Jahiri, iu afrua profesorit duke ia kthyer shpinën, profesor hyp në shpinën time gjerë në obarrin e shkollës, nja qindra hapa larg stacionit. Jahiri vërtetë ishte një djalosh truprritur e i shëndetshëm si drangua. Nuk duam që këpucët e juaja të ndotën me llaqin e stacionit të trenit. Profesori qeshi. Duke na ledhatuar të gjithëve, foli: ” Po unë e kam ditur se çfarë llaqi bëhet në Podjevë. Unë edhe pse jamë tepër i stërngarkuar me punë në shumë shkolla, kam ardhur vetë për ju, që mos të mbyllet Paralelja e juaj. Prof. Haziri, gjatë orëve mësimore na i pëmbushte ato mëngësi që i kishim. Fjalëëmbël, i dashur me ne dhe me gëzim e pritnim orën e Gjuhës Shqipe. Por, gëzimi ynë që i shkurtër!
Pas pak muajsh, UDB-ëja arrestoi dhjetëra shqiptarë, kryesisht intelektualë në krye me Adem Demaçin. Në mesin e tyre edhe profesorin tënë të dahur e shumë të çmuar, Hazir Shalën. U morëm vesh që të protestojmë duke mos hyrë në klasë, por duke qëndruar në një kënd të oborrit të shkollës. Kështu mendonim se do ta nxjerrim nga kthetrat e UDB-së profesor Hazirin! Drejtori i shkollës një malazez fashist, i tërbuar nga veprimi ynë, kërcënohej se do ta mbyllte përgjithmonë Paralelen e Normalistëve. Ne nuk donim të dëgjonim që llomotitëte drejtori. Kështu vazhduam për tri ditë rresht. Ditën e katërt të protestës, nga qyteti erdhi kujdestari i klasës s’onë, profesor, Aziz Dibrani. Hyri në mesin tonë dhe ashtu siç ishte gjithmonë serioz, na u drejtua: ” Dëgjoni mirë këtët që po ua them. Tani sa e vizitova profesor Hazirin në Burgun e Prishtinës. E njoftova për veprimin e juaj. ai më dha këtë porosi për ju: ” Ju përqafoj nga larg. Nëse më keni dashur dhe respektuar, për çka nuk kam fije dyshimi, ju lutëm të futeni në klasë, të mësoni edhe më shumë se me mua!” Kjo është porosia e profesorit dhe ju vendosni”. Na e ktheu shpinën dhe u fut në objektin e shkollës. Ne, u konsultuam dhe fjala e Jahirit “babait”se proria e profesor Hazirit duhet respektuar dhe të gjithë në klasë! Me kaq lehtësi na e nbushi mendjen kujdestari ynë i klasës, Aziz Dibrani! Profesor Haziri, do të dënohet me 13 vite burg nga Gjykata Jugosllave, s’bashku me grupin e Adem Demaçit. Prof. Haziri, me të tjerët, do ta fitojnë luftën për jetë a vdekje në çelitë e burgjeve jugosllave.
Veprimtaria atdhetare e prof. Hazirit, do të jetë një fanar që ndriçon rrugën e brezave deri në realizimin e çeshjtjes kombëtare shqiptare, Bashkimi i Trojeve Shqiptare, pra Krijimi i Shqipërisë në gjithë tokat Arbërore.
Nderimi, respekti dhe kujtimi për profesor Hazir Shalën, për mua dhe besoj për të gjithë ata që e njohën, do të jetë i përjetshëm, bile edhe për brezat që do të vijnë
Lavdi jetës e veprës të profesor, Hazir Shalës!
Prishtinë, 1 nëntor 2020