Fondin për të Drejtën Humanitare në Serbi ka reaguar lidhur me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në komunat e Medvegjës dhe Bujanocit. Me këtë rast, shqiptarëve u mohohet e drejta të nxjerrin dokumente personale dhe të drejtat tjera, si shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimi, dhe e drejta votimit. Këtë organizatë në muajt e shkuar e kanë kontaktuar shumë banorë të kombësisë shqiptare në Komunën e Medvegjës, për të treguar lidhur me praktikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të cilat në vitin e fundit u janë drejtuar kryesisht qytetarëve me kombësi shqiptare që jetojnë në këtë Komunë. Ministria e Brendshme e Serbisë gjatë vitit të kaluar ka lëshuar një numër të madh vendimesh për qytetarët e kombësisë shqiptare nga kjo Komunë, me të cilat u pasivizohet vendbanimi i deritanishëm, pasi që paraprakisht pas verifikimeve në terren është vërtetuar se gjoja personat në fjalë nuk banojnë në këto adresa. Personat e tillë pas këtyre vendimeve nuk kanë të drejtë të nxjerrin dokumente personale apo të vazhdojnë vlefshmërinë e të vjetrave, por humbin edhe një sërë të drejtash tjera të cilat normalisht i gëzojnë me vendbanim (shërbimet sociale dhe mjekësore, shkollimin), si dhe mund t’iu rrezikohet edhe e drejta e votës. Vendimet e Qeverisë së Serbisë cilat i posedon FDH kanë të bëjnë me persona të lindur në Medvegjë dhe fshatra përreth që i përkasin kësaj komune. Disa nga këta persona në vitet 1999-2001 për shkak të represionit të qeverisë së atëhershme kanë ikur në Kosovë, por shumica e tyre kalojnë një kohë të caktuar në shtëpitë e tyre të lindjes, pra në Medvegjë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …