Boksierët e përfaqësueses së Kosovës, në orët e hershme të së shtunës, nuk janë lejuar që të hyjnë në territorin e Serbisë, përmes pikëkalimit kufitar në Dheun e Bardhë. Për shkak të kësaj ndalese, Shqipëria ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin e Boksit, që mbahet në Beograd. Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga pesë anëtarësh, tre boksierë, selektori dhe sekretari i Federatës së Boksit, ishin nisur drejt Serbisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që këtë vit mbahet në Beograd. Besim Brahimi, selektor i Federatës së Boksit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe kërkuan nga sportistët e Kosovës, që si kusht për të hyrë në Serbi, të largonin uniformat me simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë nuk u pranua nga delegacioni i Kosovës. Lidhur me këtë rast Federata e Boksit të Shqipërisë ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në kampionatin që do të mbahet në Beograd, nëse nuk lejohet pjesëmarrja e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …