leoni

Federata e Futbollit përkrahet me 490 mijë euro e Bodybuildingut me 40 mijë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar memorandum edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe me Federatën e Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës (FBFK), të cilave ministria obligohet t’i përkrahë me 490 mijë euro përkatësisht 40 mijë. Mbështetja financiare nga ana e MKRS-së për federatat bëhet me qëllim të realizimit të synimeve dhe planeve për vitin 2017, të cilat t’u jepen ndaras në baza tre mujore për projektet që federatat planifikojnë t’i zhvillojnë.

Ministri Kujtim Shala tha se përmes kësaj përkrahjeje federatat në fjalë të kenë mundësi të realizojnë programin dhe aktivitetin e tyre dhe do të shërbejë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të federatave. Ministri u shpreh se po angazhohemi si institucion të jemi në mbështetje të sportit në vend, duke investuar në përmirësimin e kushteve për sportistë, duke standardizuar infrastrukturën ligjore e fizike me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes dhe cilësisë.

Ndërsa, kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen duke thënë se kjo mbështetje nga MKRS-ja është një ndihmë për federatën që ajo të arrijë objektivat për këtë vit, e që është më se e nevojshme për sportin më të popullarizuar në vend. Ndërkaq, Esat Lata, kryetar i FBFK-së, theksoi se përkrahja financiare që ka ndarë MKRS-ja për federatën mundëson punën dhe realizimin e aktiviteteve e garave në sportin e bodybuildingut dhe fitnesit, duke krijuar një pandërprerje të angazhimit në këtë sport qoftë të menaxhmetit të federatës por edhe të vet sportistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …