Federata e Industrive të Shqipërisë, Konfindustria, vlerëson se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel të pakënaqshëm dhe mjaft larg mundësive të pasurive natyrore, financiare, njerëzore si dhe interesit kombëtar. Në këtë kuptim, Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, i ka dhënë mbështetje pjesës së programit politik të qeverisë së re të Kosovës të kryesuar nga Albin Kurti, në të cilën, sipas kësaj Federate, theksohet rëndësia e veçantë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare. Veçanërisht për t’u përgëzuar, sipas Konfindustrisë, është paraqitja e projekteve të qarta të investimeve në sektorë strategjikë si p.sh rruga Gjakovë – Shkodër, tregu energjetik i përbashkët, etj.
