Federata e Paqes Universale e Kosovës e shpallur Ambasador të Paqes kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi

Federata e Paqes Universale e Kosovës e ka shpallur Ambasador të Paqes kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, ky çmim më nderon dhe më ngarkon me përgjegjësi të reja, që si kryetar i Komunës së Rahovecit, t’i shfrytëzoj të gjithë mekanizmat e lejuar institucionalë për ta promovuar paqen mes qytetarëve të Rahovecit dhe përtej. Si shoqëri e dalë nga një luftë e tmerrshme rreth dy dekada më parë, me përmasa gjenocidi, më mirë se kushdo tjetër e kuptojmë rëndësinë e paqes. Por, paqja nuk është e mundur dot pa drejtësi e barazi, pa mirëqenie, demokraci dhe liri. Që të jetojmë në paqe duhet të udhëhiqemi nga vlera të forta të etikës e moralit publik. Jo rastësisht, dijetari i vjetër Aristoteli thoshte se: “Nuk mjafton të fitohet lufta; më e rëndësishme se kaq është të organizohet paqja”. Uroj që paqja të mbizotëroj gjatë gjithë kohës, në familjet tona, në shoqërinë tonë, në vendin tonë e në të gjithë botën. Do të jem përgjithmonë në shërbim të qëllimeve paqësore, duke i kontribuar shtetit të fortë e mirëqenies së lartë, që fëmijët tanë të mos përballen me padrejtësitë që e kërcënojnë paqen. Faleminderit Federatës së Paqes Universale në Kosovë që më nderuan me çmimin dhe suksese të shumta Këshillit të Paqes në Komunën e Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …