Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia tashmë ka katër rajone të reja duke njoftuar aneksimin zyrtar të rajoneve Kherson, Zaporozhia, Donetsk dhe Luhansk, të Ukrainës. Putini ka thënë se aneksimi i këtyre katër rajoneve është vullneti i miliona njerëzve dhe është e drejtë e tyre integrale, sikur shkuan edhe në kartën e OKB-së. Rezultatet dihen shumë mirë. Jam i sigurt se Kuvendi Federal do të përkrahë katër regjionet e reja të Federatës Ruse, sepse ky është vullneti i miliona njerëzve, ka thënë, Vladimir Putin, i cili gjatë fjalës së tij është përcjellë me duartrokitje në hollin e Kremlinit, raporton “Guardian”. Putin, mes tjerash ka deklaruar se banorët e Donbasit kanë qenë viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …