Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” proteston sot në shenjë solidariteti me 74 kolegët e tyre, të cilëve iu është ndërpre marrëdhënia e punës. Në një njoftim për media, sindikalistët kanë bërë të ditur se sot në orën 11.00 do të mblidhen para objektit “ElektroKosova”, për të kundërshtuar largimin e kolegëve të tyre me vendim të KEDS-it. Kjo nuk është hera e parë që sindikalistët e Federatës së Pavarur Elektrokosova po protestojnë, pasi që ata kanë protestuar edhe më parë, të kundërshtuar largimin e punëtorëve nga puna dhe për të kërkuar zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive, duke ruajtur të gjitha vendet e punës, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
