Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e kanë quajtur skandaloz lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Nga FSSHK kanë kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe ekspertët e shëndetësisë që të distancohen nga veprime të tilla. “Skandaloze, e papranueshme lehtësimi i masave nga Qeveria në detyrë, aq më keq si duket për apetite politike asnjë parti politike nuk reagon. Andaj FSSHK edhe njëherë kërkon përgjegjësi kolektive, popullore që ta ruani veten, është mëse evidente që të gjitha partitë politike nuk e kanë prioritet shëndetin publik të popullit por vetëm votën e tyre. Apelojmë që IKSHPK dhe të gjithë ekspertët e shëndetësisë të distancohen nga veprimet politike vetëvrasëse dhe të mos jenë pjesë e vendimeve skandaloze për popullin e Republikës së Kosovës. FSSHK apelon tek të gjitha mediat dhe i lut që të mos jenë pjesë e kësaj kampanje antikombëtare, ne nuk mund të jemi sponzor tuaj, por ne mund të mbrojmë shëndetin tuaj”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …