2000 punëtorë teknikë të spitaleve në gjithë vendin nga sot hyjnë në grevë për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon nga kryetari Thaçi të mos e nënshkruaj buxhetin e rishikuar

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i është drejtuar me një letër të hapur kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i kërkuar që të mos e nënshkruaj buxhetin e rishikuar dhe të aprovuar në Kuvend, pasi sipas saj gjatë rishikimit nuk janë marrë parasysh kërkesat e gjithë punëtorëve shëndetësorë. “Bazuar në deklaratat tuaja në lidhje me mbështetjen dhe përkrahjen institucionale të punëtorëve shëndetësorë, kërkojmë që urgjentisht t’ia ktheni në rishqyrtim Parlamentit të Kosovës, ligjin mbi buxhetin duke marrë parasysh kërkesat e FSSHK-së, të cilat janë: aprovimi i shtesës në pagë bazuar në katalogun e Ligjit të Pagave, hartimin e Ligjit të Pagave konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese (me disa ndryshime), pagat jubilare bazuar në Kontratën Kolektive Sektoriale”, është thënë në letrën e hapur drejtuar Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …