Federata e Sportit Shkollor përfiton 150 mijë euro nga MKRS-ja

Në kuadër të memorandumeve të nënshkruara me federata të sportit të Kosovës, u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës.

Nëpërmjet këtij memorandum, MKRS-ja subvencionon Federatën e Sportit Shkollor me 150 mijë euro për programin e këtij viti.

Ministri Shala tha se FSSHK-ja përmes kësaj shumë do të realizojë më lehtë synimet që ka për këtë vit dhe premtoi se MKRS-ja do ta përkrah edhe në të ardhmen këtë federatë ngase sporti shkollor është prioritet i ministrisë dhe qeverisë por edhe interes i Kosovës, ngase nxënësit do të zhvillojnë aktivitete sportive por edhe do të edukohen më shumë në lidhje me sportin.

Ministri Shala ndër tjera u shpreh se sporti shkollor është tejet i rëndësishëm edhe për masivizimin e sportit në përgjithësi, si dhe në ngritjen cilësore ngase punohet me gjenerata të reja ku bëhet edhe identifikimi i talenteve dhe shpresave të sportit.

Nga ana e tij, kryetari i Federatës së Sportit Shkollor, Enver Haradinaj, e falënderoi ministri Shala dhe stafin e MKRS-së për punën dhe mbështetjen që bëjnë për sportin dhe theksoi se përmes këtij memorandumi FSSHK-ja do ta ketë më të lehtë realizimin e planeve dhe synimeve që ka për këtë vit.

Haradinaj u shpreh se federata po punon vazhdimisht në organizimin dhe pjesëmarrje në garat e sportit shkollor, me objektiva të masivizimit të sportit dhe identifikimit të talenteve duke ua mundësuar të rinjve që sa më shumë të merren me sport.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …