Federata Hebraike në Sarasota-Manate nderon Shqipërinë për shpëtimin e hebrenjve

Federata Hebraike në Sarasota-Manate nderon Shqipërinë për shpëtimin e hebrenjve

Federata Hebraike në Sarasota-Manatee, Florida ka vendosur ta përkujtojë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit duke nderuar Shqipërinë për këtë akt të madh human. Ambasadorja e Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber do të jetë e ftuara kryesore në një veprimtari kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, që mbahet në Sarasota, Florida, nga Federata Hebraike në këtë vend. Pjesëmarrësit që do të mblidhen në Beatrice Friedman Theater, do të mund të ndjekin filmin, “Shpëtimi në Shqipëri”, një dokumentar kushtuar shpëtimit të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas rrëfimeve të atyre që mbijetuan. Përveç fjalës kryesore nga Ambasadorja Faber, do të zhvillohen edhe aktivitete kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …