Federata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës organizon sot para objektit qendror në Dardani një protestë kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile. Gjatë protestës ata do të shpalosin kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe hapat e mëtutjeshëm të kësaj sindikate nëse dikush pretendon ta vazhdojë kontratën me këtë operator. Sindikalistet kanë paralajmëruar se 30 korriku do të jetë dita kur ndërmarrja ku ata punojnë do të lirohet nga kontrata me Z-Mobile. Kryetari i FSP të PTK-së, Lamih Balaj, deklaroi se punëtorët janë të bashkuar dhe të vendosur të largojnë krimin e korrupsionin nga Telekomi pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë. Balaj tha se edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, kërkon që të shkëputet kontrata, por ka informacione se edhe brenda bordit ka njerëz që duan që Telekomi të lirohet nga po kjo kontratë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …