Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat protestoi me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka filluar protestën me një minutë heshtje për punëtorët që kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti. Me rastin e 1 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, protestuesit e sektorit privat kanë kërkuar rritjen e pagës minimale 450 euro, nënshkrimin e Kontratës Kolektive, trajtim të barabartë të punëtorëve me sektorin publik dhe fond për punëtorët që humbin jetën dhe ata që lëndohen në vendin e punës. Protestuesit kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime “Rritni pagat”, “S’punojmë më për 200 euro”, “Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive”, “Duam të drejtat tona” dhe “Kërkojmë rritjen e pagave”. Krye-sindikalisti, Jusuf Azemi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i mbajë premtimet, gjatë fushatës zgjedhore për punëtorët e sektorit privat, sepse puna karshi sektorit privat është zero.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …