Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve dhe Federata Evropiane e Gazetarëve kanë dënuar gjuhën që burri i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ka përdorur kundër gazetarëve të Kosovës, duke i quajtur si “ ndërmarrje e përbashkët kriminale. Këto federata thonë se komentet e burrit të presidentes Osmani drejtuar gazetarëve dhe mediave janë thellësisht të papërshtatshme, derisa theksojnë se liria e shprehjes është një komponent themelor i demokracisë. “Ne i dënojmë komentet e Prindon Sadriut ndaj organeve të shtypit duke i cilësuar si kriminelë të bashkuar. Liria e shprehjes është një komponent themelor i çdo demokracie”, thuhet në reagimin e federatave evropiane të gazetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …