Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Federica Mogherini: Derisa të jetë në fuqi taksa ndaj Serbisë, nuk do të ketë kushte për një vazhdimin e dialogut

Kryesuesja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, deklaroi sot në Bruksel, se derisa të jetë në fuqi taksa ndaj Serbisë, nuk do të ketë kushte për një vazhdim të suksesshëm të dialogut. Ajo precizoi se është e gatshme të përgatisë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në nivelin më të lartë “menjëherë në mëngjes”, pasi të arrihen kushtet për një gjë të tillë. “Derisa të ndodhë kjo, unë nuk shoh se ka kushte për një raund të suksesshëm dialogu”, tha Mogherini. Në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave të BE, Mogherini tha se kushti bazë për vazhdimin e dialogut është heqja e taksës ndaj mallrave serbe, e vendosur në nëntor të vitit të kaluar, e për të cilën kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka precizuar se do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …