Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Federica Mogherini, ftoi përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë për një takim të nivelit të lartë, më 24 janar në Bruksel

Komisarja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, i ka ftuar përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në një takim të nivelit të lartë, më 24 janar në Bruksel, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, tani të tendosura. Në një njoftim të zyrës së zonjës, Mogherini thuhet se “zhvillimet e ditëve të fundit kanë shtruar nevojën e një përkushtimi dhe angazhimi të shtuar nga të dyja palët në bisedime. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet i një rëndësie të madhe për të dyja palët, për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin perëndimor në tërësi”. Zhvillimet eskaluan me ngritjen e  tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe shqetësimet e diplomatëve lidhur me marrëdhëniet shumë të tendosura  ndërmjet të dyja vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …