Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka dënuar dhunën e sotme në Parlamentin e Maqedonisë. Pas përzgjedhjes së Talat Xhaferi kryeparlamentar, në parlament eskaloi situata ku grupe bandash të VMRO-DRMNE hynë dhe sulmuan deputetët. Në njoftimin e BE-së, thuhet se përzgjedhja e Talat Xhaferit është pozitive dhe demokracia duhet të vazhdohet. BE ka kërkuar nga Policia dhe Ministra e Brendshme të ruajnë qetësinë në vend.
