Mogherini

Federica Mogherini nuk lejon shpalosjen e flamurit të Kosovës, në Bruksel, për hir të Serbisë dhe BE-së

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka ftuar në një darkë joformale kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Mogherini ka mbajtur takime të ndara me secilin nga kryeministrat, duke bërë më pas edhe nga një fotografi me secilin nga ta para flamurit të BE-së dhe flamurit të shtetit përkatës. Gjatë takimit me  kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ajo nuk ka lejuar të shpaloset flamuri i Kosovës, mbase për shkak se është identik me atë të BE-së, ose për shkak se mund të ishte zemëruar Serbia zyrtare. Ndërkohë ende nuk dihet se a ka reaguar apo e ka ndërmend të reagojë kryministri Haradinaj,  i cili ka thënë se Kosova nuk vend ku të futet tjetër pos në BE. Pavarësisht nga një përkushtimi të tillë, jo vetëm i Haradinajt por edhe i tërë politikanëve e zyrtarëve të lartë të Kosovës, Mogherini  po mbanë qëndrim krejtësisht cinik dhe shpërfillës, edhe pse të zbukuruar me buzëqeshjen elokuente të zonjës së parë të BE-së e njohur vetëm për  organizime të takimeve dhe të konferencave, deri tani pa asnjë rezultat konkret.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se 141 …