Zëvendëskomandant i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjeneral-brigade Federico Bernacca, duke folur në kuadër të Forumit Ballkanik të Budapestit, që po mbahet nga Instituti i Hungarisë për Çështje Ndërkombëtare, dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që mendojnë se mund ta sulmojnë KFOR-in edhe njëherë dhe të kalojnë pa u ndëshkuar. “Nëse dikush dëshiron të ngatërrohet me pjesëtarët tanë, do të ketë punë me të gjithë organizatën ushtarake më të fuqishme në botë”, deklaroi gjenerali italian, duke kujtuar sulmin e dhunshëm të protestuesve serbë në maj të vitit të kaluar në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ku u lënduan rëndë dhjetra ushtarë të KFOR-it. Gjenerali Bernacca ndër të tjera theksoi se lufta në Ukrainë shkaktoi kërcënime të rënda të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, duke përkeqësuar gjithashtu edhe situatën nëpërmjet promovimit të lajmeve të rreme dhe krijimit të një vakumi social dhe politik që mund të shfrytëzohet nga faktorë irracionalë ose emocionalë, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë. “Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, saktësoi gjenerali italian, Federico Bernacca.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …