Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka ripërsëritur se vazhdon të mbetet e inkurajuar nga përkushtimi i treguar nga të dy palët dhe ka theksuar sërish se takimet po i ndihmojnë uljes së tensioneve mes dy shteteve. Bashkë me delegacionet pata një takim tjetër të nivelit të lartë dhe vazhduam diskutimet që kishim në takimin e 24 janarit. Jam e inkurajuar nga angazhimi konstruktiv i të dy palëve. Ky përkushtim dhe politik do të kontribuojnë shumë në uljen e tensioneve dhe do të vazhdojmë të punojmë. Dialogu është një proces shumë i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për rajonin dhe Bashkimin Evropian. Të gjithë pjesëmarrësit sot rikonfirmuan angazhimin e tyre të plotë për të punuar së bashku në kuadër të Dialogut. Do të doja të falënderoja të gjithë pjesëmarrësit, presidentët Thaçi dhe Nikoliq, dhe kryeministrat Vuçiq e Mustafa për diskutim të sinqertë dhe konstruktiv që patëm.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …