leoni

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pret sot në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Federika Mogherini kërkon nga Gjorgje Ivanov që t’ia japë mandatin shumicës për krijimin e Qeverisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të reflektojë pas vendimit për mos dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë, Zoran Zaevit. Pas takimeve me liderët e partive politike  Mogherini ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e BE-së për Maqedoninë dhe ka shtuar se pret që të ketë reflektime pas takimeve që ka pasur sot. “Kam pasur takime me liderët dhe takim shumë të gjatë me presidentin Ivanon dhe për këtë arsye u vonova”, tha në fillim të fjalimit të saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederika Mogerini. Ajo tha se është e rëndësishme që çdonjëri të respektojë shumicën parlamentare, pasi kjo është në pajtueshmëri me vlerat demokratike dhe të NATO. “Kërkoj nga presidenti të rishqyrtojë vendimin në interes të qytetarëve dhe në pajtueshmëri me kushtetutën e vendit dhe t’i japë mandatin partisë që ka siguruar shumicën parlamentare”, theksoi Mogherini gjatë fjalimit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …