U ndanë trojet tona dhe ne nuk qemë në nivel detyrash ta parandalonim. Në Luftën e Dytë Botërore fatmirësisht u rreshtuam drejtë, por nuk patëm forcë t`i realizonim synimet dhe të drejtat tona.
Ishim të pa arsimuar, shumë të pa arsimuar.
Ajo udhëheqësi edhe vetë jo mjaftë e arsimuar, na udhëhoqi ashtu si mundi e diti.
Në trojet e okupuara arsimimi i masave shqiptare filloj pas plenumit të Brioneve, kur ra xhelati Rankoviq dhe pas demonstratave të vitit 1968. Rinia shkollore-studentore përditë e më shumë vetëdijesohej e me këtë edhe rriteshin synimet për realizimin e aspiratave rilindëse për bërjen e Shqipërisë etnike.
Në pranverën e vitit 1981, me kërkesa të arsyeshme e të drejta masat popullore shpërthyen fuqishëm.
Lëvizja dhe përpjekjet nuk ndaluan asnjë çast derisa u organizua lufta çlirimtare. Nuk mund të thuhet se qemë në nivel detyre, sepse kushtrimit për luftë vendimtare, nuk iu përgjigjëm as përafërsisht sa e si duhej. Them kështu, sepse nuk njoh një vend diku në glob, që brenda jave vendin ta kishin lëshuar rrethe një milion banorë. Kjo, fatkeqësisht ndodhi te ne.
“Arsyeja” se nuk kishim armë nuk qëndron. Po shihet sa kemi për të shkrepur qiellit kot pas tam-tameve të tupanëve e cingli-mingëlave të sharkive e çiftelive.
Atë bashkim shpirtëror e fizik ndaj njëri tjetrit të cilin e imponoj lufta, doli të jetë i rremë, tamam imponues dhe jo i njëmendët, sepse me të pauzar lufta filluam të vëmë ndërskamca e gracka ndaj njëri-tjetrit. Filluam me hafijellëqe të papara.
Qante edhe letra e bardhë nga të zezat të cilat i venim mbi të kundër njëri-tjetrit.
Harruam të denoncojmë e padisim vrasësit të cilët dje kishin bërë gjenocid ndaj nesh.
Atyre u krijuam hapësirë dhe ua hapëm të gjitha shtigjet të vazhdojnë të veprojnë kundër nesh.
Si mjeshtër të insinuatave, rrenave, mashtrimeve, ata para bote, përditë e më tej ja dolën ta luajnë rolin e viktimave, duke na akuzuar, madje edhe, për tregti organesh trupore !!
Pse jo, derisa ne nuk e bëmë atë padi ndaj tyre, që realisht bënë tregti me organet e të rrëmbyerve, të cilët kurrë s`u gjetën.
Nuk besoj që ka mendje e shëndosh që beson, se serbët nuk dinë se ku ndodhen varrezat masive.
Jo, ne harruam shpejt se çfarë ndodhi dje. Dhe duke harruar të djeshmen jemi të gjykuar ta pësojmë të sotmen e të nesërmen.
Dhe po e pësojmë e do ta pësojmë, sepse vetëm pasi të bie shi dhe të na merr uji, ne kukasim.
Me të pauzuar lufta, në vend se ta ruanim atë bashkimin shpirtëror e fizik me njëri-tjetrin dhe mbinjerëzisht të përgatiteshim për betejat e radhës, sepse u mor vesh, vetëm lopa s`ka ditur që ne do të vazhdonim të jem të provokuar dhe atakuar në forma të ndryshme nga Serbia edhe për 100 vite radhas dhe karshi kësaj të ndiqnim modelin izraelit në organizim e shtet-ndërtim, ne u hallakatëm, keq u hallakatëm deri në degjenerim.
Një tatëpjetë e paparë me ndërskamca me spiunllëqe, mashtrimet, hilet, hajni e plaqkitje deri me propogandë gebelsiane të pafundme.
Dështuam si shoqëri në të gjitha segmentet e jetës.
Arsimin në të gjitha nivelet e shtrimë për toke. Diplomat që nga shkollat filore deri te gradat shkencore sot në trojet shqiptare mund t`i blesh si cigaret nëpër kiosqe duhani.
Shëndetësinë e zgjebosëm deri në atë masë, sa nëpër spitale tonat filloi të na binte edhe lëkura.
Juridiksioni dështoi si mos më keq. Veprohet sipas njeriu; pushteti i paprekshëm.
Për ekonomi as të mos flasim. Zero.
U harlisëm pas të huajve duke menduar se jem nën çadrën e NATOS dhe jem të paprekshëm!
Harruam që sot botën e udhëheq interesi e jo drejtësia e humanizmi.
NATO u stacionua në Adriatikun tonë dhe në Bonstil pa asnjë të vetmin kusht!?
Dikush do të thotë: kush dhe si të venim kushte?
-Megjithatë për atë vendosje do të duhej të ishte një kusht; Bashkimi Kombëtar, ose së paku të viheshin vijat e kuqe jashtë të cilave populli shqiptarë s`lejon të kalohet.
Çfarë është organizimi izraelit?
Derdhje parash në fondin (arkën shtetërore) dhe armatosje sa më shumë, sa më shumë.
Ishte e mundur kjo?
Po, sikur të kishim udhëheqje mendjendritur dhe të ndërgjegjshme e cila popullin do ta udhëheqtë në atë drejtim, sot veriu i Shqipërisë londineze do të ishte kazerma ushtarake ndër më të mëdhatë dhe më të pajisurat në Ballkan.
Fatkeqësisht faktori shqiptarë dështoi.
Serbia me këmbëngulje nuk fjeti dhe nuk la gur pa lëvizur, derisa në krye të Shqipërisë londineze vendosi lidershipin shqiptarë ( me Salen e cubat e tij) që pareshtur vepruan e punuan për interesa të armiqve. Arritën që faktori shqiptar të përçahet aq thellë, sa më 1997 plasi lufta qytetare.
Këtë hendek- përçarje mes pushtetit dhe opozitës, Serbia arriti ta instalojë edhe në Kosovë, fatkeqësisht sot opozita kosovare nuk pajtohet me pushtetin ( sado i dobët e korruptuar që është) as për çështje madhore- jetike kombëtare !!!
Pra, nuk ishte e rastësishme, që pas pauzës së luftës së UCK-së, kufiri u vendos mbi urën e Ibrit, siç nuk qe rastësi Srpska Republika në Bosnje.
Kjo flisnin e bërtisnin hapur deri në kupë të qiellit, se një ditë, jo të largët, kufijtë në Ballkan do të lëvizin.
Jo rastësisht Dodiku-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës foli hapur.
Jo rastësisht diplomati britanik deklaroi se duhet të bëhet Berlini 2 dhe të formohen shtetet etnike në Ballkan.
Jo rastësisht të njëjtën gjë e tha njeriu numër dy i CIA-së.
Duke parë të gjitha këto, Serbia nisi trenin drejtë Mitrovice. Ai tren me atë ikonografi dhe parullat të cilat iu kishin ngarkuar, ashiqare u pa se deshi të thyejë kufijtë dhe ta shtrijë e zgjeroi Serbinë deri në Brezovicë e Graçanicë.
Ne, këto 17 vite ndërtuam shtëpi e restorante marramendëse duke plaçkitur shtetin (Kosovën) dhe harruam të blejmë armë për t`i mbrojtur ato shtëpi, restorante……dhe kufijtë e atdheut, shtëpinë tonë pra.
Serbia nuk do të ndalet, po nuk e ndalëm. Shqiptarë shitni çdo gjë e blini armë, përndryshe ndaj jush sërish do të bëhet masakër e gjenocid.
16 Janar `17 Cyrih