Banka Qendrore e Kosovës, si institucion promotor i zhvillimit të Kosovës këtë vit shënon 20-vjetorin e themelimit. Guvernatori i saj, Fehmi Mehmeti thotë së falë këtij BQK-së, sektori financiar në Kosovë, është shumë stabil. Sipas tij janë bërë zhvillime pozitive në kuadër të lehtësimit të qasjes në financa, është ulur norma e interesit në kredi. Ndërsa sektori bankar përveç rolit të tij ka ndihmuar edhe në rritjen ekonomike. Kurse për rritjen e çmimit të sigurimit të automjeteve që është bërë këto ditë Mehmeti thekson se ato janë më të ulëta në rajon dhe kërkesa për rritjen e çmimit të sigurimeve ka qenë që të jetë 36%, por kjo rritje nuk është miratuar. Sipas tij, kjo bëhet për sigurinë e qytetarëve në mënyrë që t’u garantohet pagesë më plotë e dëmeve eventuale.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …