Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në një konferencë për medie ka njoftuar për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se tashmë është koha për diskutim për ekonominë në kohë pandemie dhe pas saj. Ai tha se shumë biznese rrezikojnë të falimentojnë pasi nuk kanë të hyra dhe detyrimet financiare vazhdojnë por edhe punëtorët e bizneseve mund të mbesin pa paga ose pa punë teksa kërkesa për kredi do të bie. Guvernatori i BQK-së komentoi edhe pakon financiare emergjente të Qeverisë teksa tha se pritet të ulen të hyrat buxhetore të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …