Kësaj here po shkruaj për diçka që nga njerëzit e shtetit tonë të dashur, e të fituar me gjak… zemërimi më bëri rrëmujë! Nuk e kam besuar në jetë se nuk do ti drejtohem me zoti President ose zonja Presidente të parit të shtetit tim dhe tuajit., mirëpo ti Vjosë më binde se jo gjithkush e meriton këtë nderë!
Vjosë: Ç’farë porosie i dërgove popullit të Kosovës me vendimin tënd për kontratën e Ambasadorit William Woker? Po të masakruarve të Reçakut?! Po bota e qytetëruar dhe NATO-ja si do të kuptonin masakrën me 15 dhe 16 janar 1999?! Ani Vjosë, atëherë ishe e vogël po tani si e kupton Serbia këtë porosi moj zonja ( ) e jonë?!
Vjosë na ofendove të gjithëve dhe të gjitha vitet e dhimbshme e të lavdishme të historisë krenare që nuk i bëre ti… ama nuk ke të drejtë të mos i respektosh më e pakta! Nga kodrat e Reçakut me borë e me gjak… dhe nga brendia e fshatit me shumë ushtarë të rënë të UÇK-së dhe shumë banorë ë masakruar pleq, gra, fëmijë e të rinj…
Vjosë, unë e kam thirrur shefin e misionit të atëhershëm të OSBE-së Ambasadorin Woker përmes verifikuesve në teren si Schot Brad, Gilbertson, dhe të tjerë që të vijë në vendin e krimit dhe ai erdhi… Ma nxore nga shpirti këtë të vërtetë.. sepse po të mos vinte Ambasadori NE do i varrosnim para mbrëmjes të masakruarit dhe krimin e gjenocidin serb kundër njerëzimit! Kush e din kur do të na vinte ndërhyrja ushtarake e NATO-s?! Ky burrë i drejtë e konfirmoi të vërtetën e krimit në Reçak… ky e emëroi si krim kundër njerëzimit Masakrën e Reçakut për krejt opinionin dhe mediat e botës. Ai foli për të vërtetën që e pa vetë nga afër bashkë me dhjetëra e qindra vëzhgues e gazetarë ndërkombëtarë…
Dhe nëse nuk e mban në mend pyet, Vjosë!
Menjëherë u mblodh Grupi i Kontaktit dhe u thirr konferenca e Rambujesë… delegacioni i Kosovës e nënshkroi marrëveshjen ndërsa Serbia jo…
A të kujtohet se NATO-ja e bombardoi Serbinë?! Edhe sa mijëra njerëz u vranë e u masakruan edhe sa mijëra të tjerë u plagosën, mijërave të tjerëve ju shkatërruan gjithçka qç patën dhe mbi një milion shqiptarë u spastruan e u përndoqën nga trojet e tyre… vendi u dogj, po ne nuk u dorëzuam, ne luftuam me ndihmën e NATO-s dhe miqve tanë të cilëve u jemi për jetë mirënjohës që e fituam lirinë!
Vjosë, pa luftën tonë të shenjtë të UÇK-së, kurrë nuk do të bëhej gjë!… po pa ndihmën e NATO-s në krye me Amerikën nuk e di a do e fitonim lirinë, shtetin e pavarur dhe integrimin euroantlatik!
Pra Vjosë, William Woker, ishte Amerikan atëherë kur nxori të vërtetën tonë të luftës për liri dhe denoncoi gjenocidin e Serbisë, ai është edhe sot Amerikan! Ti nëse e dëshmove formësimin tënd politik, atëherë mjerimi politik nuk ka brirë! Nëse e bëre këtë gabim me inat politik se Voker e kishte një kontratë këshillimi për Presidentin Hashim Thaçin i cili ndodhet në Hagë, ti e dëshmove sa e papërgjegjshme je për Shtetin! Wokeri nuk ka nevojë për paratë e Presidencës… po që na ka nderuar… e na bënë nderë secilit kjo nuk do shumë mend.
Po ti Vjosë kush je??? Dil ma shpejt thuaje një arsyetim të mjerë!
Kjo është arsyeja pse nuk të quaj presidente dhe se të drejtohem me Vjosë!.. unë emrin nuk ta ndërroj!
Liria ka emër ai është edhe William Woker!