Ish-komandanti për Moral dhe Politikë i Zonës Operative të Nerodimes, Fehmi Mujota përmes një shkrimi e ka kujtuar 21 vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj Serbisë për ta ndaluar spastrimin etnik dhe krimet monstruoze në Kosovë. Ai ka shkruar se liria e Kosovës është rezultat i sakrificave të shumta dhe luftës së shenjtë të UÇK-së. “Të dashur miq, motra e vëllezër! Sot po e falënderojë NATO-n edhe në emrin tuaj edhe në emrin e të gjithë shqiptarëve! Sot mbushen 21 vite prej kur përfundimisht e liga e Ballkanit dhe gjenocidi mbi popullin shqiptar në Kosovë u goditë për 78 ditë vijuese deri ne ditën e madhe të Lirisë. Liria nuk erdhi pa derdhur shumë gjak, pa shumë vuajtje e shumë sakrifica të popullit tonë dhe luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari. Jemi të ndërgjegjshëm se vetëm atëherë kur na u bashkuan në përkrahje, dhe të bashkuar me vlerat e qytetërimit Euroatlantik të udhëhequra nga miku i madh i Kosovës -SHBA-të ja kemi arritur qëllimit! Të bashkuar në këtë rrugë dhe me këta aleat e fituam Lirinë, e bëmë Shtetin dhe do ta bëjmë të sigurt e të zhvilluar në principin e virtyteve të Lirisë, Demokracisë dhe të drejtave Kombëtare e qytetare”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …