Në 12 vjetorin e shpalljes së Kosovës Shtet të Pavarur Sovran dhe Demokratik ndihem krenar dhe i vlerësuar që jam nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë si përfaqësues i zgjedhur i popullit. Ta gëzojmë dhe të festojmë ditën tonë të madhe të Pavarësisë dhe arritjet e Shtetit tonë për këto 12 vite. Në këtë ditë ti kujtojmë të gjithë brezat e Atdhetarëve, Dijetarëve, Veprimtarëve, Luftëtarëve, Dëshmorëve dhe Heronjëve të Kombit. “Një popull që nuk e harron dhe e vlerëson rrugën e vështirë prej nga ka ardhur… nuk e humbë rrugën kah duhet të shkojë”! Lavdi luftës së shenjët të UÇK-së në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari!
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …