Fehmi Plakiqi: Ngushëllim për vdekjen e Prof. Ahmet Qeriqit

Me dhimbje të madhe dhe zemër të thyer, shprehim pikëllimin tonë për ndarjen nga jeta e Prof. Ahmet Qiriqit, njëri nga shtyllat kryesore të Radios Kosova e Lirë dhe një figurë e pathyeshme në historinë tonë kombëtare. Me guxim, mençuri dhe besnikëri të palëkundur, ai kontribuoi jo vetëm para dhe gjatë luftës, por edhe pas saj, duke e bërë këtë radio zërin e lirisë dhe shpresës për një komb të lirë e krenar. Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe ndriçimi i ngjarjeve dhe figurave kombëtare do të mbeten gjithmonë një burim frymëzimi për ne të gjithë. Vepra e Prof. Qiriqit është një trashëgimi e përhershme, që do të nderohet brez pas brezi. Në këto çaste të vështira, i bashkohemi në dhimbje familjes Qiriqi, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e patën atë si mësues e shok. Të rrojë përherë kujtimi për atdhetarin e madh Ahmet Qiriqi. Shoqëria Shqiptare Iliria – Lyon, Francë

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohet drejtori i RKL-së, nga shumë liridashës, familjarë, miq, shokë dhe idealistë

Përkujtohet drejtori i RKL-së, nga shumë liridashës, familjarë, miq, shokë dhe idealistë

Profesor Qeriqi u përkujtua me nderime të larta nga shumë liridashës, familjarë, miq, shokë dhe …