Fehmi Rama

Fehmi Rama: AVANTAZHI SERB NË DIALOG

Serbia është në avantazh sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, përderisa disa nga ne e luajmë kukuvajkën.

Gjykata Speciale po rëndon mbi liderët tonë, duke dhënë një as të rëndësishëm serbëve në bisedime për të baraspeshuar viktimën më kriminelin.

Delegacioni ynë duhet të përdorë tre karta tejët të rëndsishme në dialog:

a), Padia për gjenocid ndajë Serbisë

b), Lugina e Preshevës duke baraspeshuar me tre komunat tona veriore Albanik, Leshak dhe Zuni Potok, e jo nxjerrë ekuivalencën më kërkesat serbe sepse ata nesër prap mund kërkojnë Durrësin.

c), Kërkesën për hapje të arkivave të Perandorisë Otomane dhe Mbretërisë së Bashkuar (Britania e Madhe) dhe sjellie në tavolinat negociuese.

Dialogu determinohet nga ndërkombëtaret, por mund parashtrohen kërkesat tona.

Serbët sikur u kanë mjegulluar gjykimin disa evropianëve, andaj na duhet unifikuar dhe bashkëvepruar duke u bërë arrë e fortë në dialog.

Kaluan pothuajse 80 vjet dhe Izraeli ënde në një mënyrë shpaguhet për krimet naziste. Kurse ne  nuk i lemi rëhat viktimat tona në varre andaj duhet kërkuar llogari për gjakun e të rënëve.

PADIA PËR GJENOCID

Padia për gjenocid do shërbente për të hedhur dritë mbi të vertetën dhe përkujtuar disa miqëve tonë se ne ishim të vrarë dhe të plaqkitur vetëm pse jetonim dhe frymonim shqip në tokën tonë mijëvjeqare, tokë të cilën serbet e ardhur në Ballkan gjatë shekujve V – VII donin të e gllabronin.

Një diskurs i tillë duke u shërbyer më të vertetën po sikur hebrenjët, është më shumë se obligim institucional. Më fjalë të tjera diskursi i tillë, është atdhetarizëm.

HAPJA E ARKIVAVE

Londra Zyrtare do ishte mire në emër të demokracisë ti hap arkivat e sajë, të shohë e mbarë bota e posaqerisht ata që dojnë gllabrim tokash e jo bashkëjetes se ku ishin shqitaret e ku ata, të shihet Marrëveshja e Shen Stefanit e gjerë të Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

Më të vertet ne ishim jetim, nuk kishim ndonjë fuqi të madhe të na mbrojë. Ne dhe pse kishim të drejtë, paguam faturë tepër të lartë, të tillë që u sublimuam dekada e shekujë me radhë.

Perandoria Otomane na pushtojë për pes shekujë, duhet kërkuar dhe nga ta të hap arkivat.

Nëse nuk arrihet të futën në tavolina dialogues, trumbetimin tonë askush sdo mund ta ndalë.

Në kohë lufte pothuajse mbarë njerzimi u semsibilizua më sakrificen tonë për paqë, dhe tash duhet kujtuar më përpjekiet tona për mvetësi.

LUGINA E PRESHEVËS

Të gjithë njerëzit kanë të drejtë të jetoin dhe frymojnë, sipas gjuhës dhe gjakut të tyre. Qdo qytetar ka te drejtën e liris së shprehjës dhe ruajtjes se zakonëve dhe traditave kombëtare përmes aktivitetëve kulturore.

Fundja para Zotit, të gjithë jemi të barabartë. Andajë qdo presion ndajë ndokujtë vetëm pse si takon kombit tënd është ligësi e llojit të vetë.

Qytetaret shqiptarë të Luginës kan mbetë jetim, pa përkrahje dhe pa stimulim për të jetuar në vatrat e tyre. Beogradi zyrtar në anën tjetër është duke i shfrytëzuar qytetaret serb bashkshtetasit tonë për qëllime ekspasioni njëherë në atë pjesë të Kosovës e më vonë druajë në gjithë territorin.

Nëse nuk mbrojmë qka na takon neve, do përballemi më ekspasion serb në vazhdimësi sikur stërgjyshërit tonë që tash pasardhësit e tyre i quajmë muhaxhirë, të ardhur nga Toplica e vende tjera të banuara me shqiptar. Këto toka tanime janë të populluara me serb.

Kosova kishte mbi 22 000 km², ndërsa tashë nuk kemi as 10 000 km² shto këtu territore serbe të “dhuruara” nga Gjilasi  më qëllim të një ekuilibrimi shqiptaro – serb në Kosovë.

E dim që Lugina ishte etnikisht shqiptare, kurse tash po zbrazet për qdo ditë, ndërsa serbet në veriun e Kosovës po qëndrojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …