Lideri i suksesshëm diskuton dhe elaboron në mënyrë të sinqert më stafin, dhe debaton më publikun. Lideri i tillë merr vendime të rëndësishme më të cilat nuk bien dakord një masë e madhe njerëzish, megjithat vendimet e tij shkruhen në analet e historis si vendime në të mire të interesave shtetrore.
Lideri kult fiton zemrat e popullit përmes patriotizmit të shfaqur, demonstratave dhe propagandës. Lideri i tillë krijon imazhin e shpetimtarit, ekzaltohet nga lavdrimet dhe lajkat e skuadres si dhe të mbeshtetësve të tij.
Shqiptaret kanë përjetuar tutelën e liderëve kult, duke shkuar aq largë sa që lideret e tillë i kan konsideruat dhuratë nga Zoti. Megjithatë lideret realist dhe të suksesshëm i kemi mbajtë nën hije, madje madje i kemi targetuar duke shpifur.
Lideret kult që kemi adhuruar dhe hyjnëzuar, kemi ditur që pas disa dekadave t’u a përligjum veprat e tyre dhe jo vetëm ti çmitizojmë por dhe ti damkosim skajshmërisht.
Lideret e sukseshëm si Fan Noli, Faik Konica e tjerë të tillë dhe pse i kemi përbuzur në kohën e tyre, më vonë i kemi madhëruar për veprat e tyre në dobi të vendit.
KEMI PRIRJE TË DAMKOSIM VETËN MË LIDER KULT
Ne shqiptaret sikur kemi prirje që të ndërtojmë lider kult, të jetoim më dekada në tutelën e tyre dhe më pas ti shpallim tradhëtar apo thënë më butë njerëz që skan bërë asnjë të mirë për vendin.
Përkrahja jonë për liderin e suksesshëm dhe stafin e tij duhet të jetë duke marr shëmbull nga e kaluara jonë.
Lideri është njeri prej gjaku dhe mishi, që ka prirje më shumë se të tjeret të ndërtojë politika në të mirë të komunitetit, por dhe mund të gabojë.
Lideri nuk ka atribute hyjnore, madje as Ibrahim Rugova as tash Albin Kurti e as të tjerë që i kemi madhëruar nuk ishin Mesit tonë, të gjithë jemi njerëz nga gjaku dhe mishi.
Njerzit në ketë planet meditojnë, gëzohen, hidherohën, korrin suksese dhe përjetojnë dështime. Andaj pse dikend nga mesi ynë t’a bëjmë kult dhe të bëhemi të padrejtë më vetën tonë, fundja Zoti i ka qortuar në librat e shenjtë pejgamberet si të zgjedhurit e tij për gabimet e bëra. Nuk ka njeri pa gabime.