Fehmi Rama

Fehmi Rama: POLITIKA E JASHTME E BE-SË DHE RRUGËTIMI YNË PERËNDIMOR

LINDJA E BE-së

Bashkimi Evropian u ideua pas Luftës se Parë Botërore, por hapat e parë u vun pas Luftës së Dyt Botërore me Marrëveshjen e Qymyrit dhe Çelikut (Paris, 1951).

Tendenca themelore e krijimit të BE-së ishte shmangia e luftërave, synim i cili u arrit. Shtet anëtare të BE-se kanë ruajt dhe vazhdojnë të ruajn paqen ndërmjet tyre.

Hap tjetër i rëndësishëm ishte vënia e themeleve të BE-së si një institucion mbi kombëtar, dhe si i tillë ishte krejtsisht i panjohur, dhe kjo u arrit gjerë diku.

Janë tre faktor që bëjnë BE kaq interesant: a), niveli mbikombëtar me organet e sajë të krijuara b), niveli i shtetëve anëtare, që koperojnë ndërmjet tyre, me qeverit dhe parlamentet respektive dhe c), niveli i rajonëve, si p.sh. Ballkani Perëndimor.

Fushë veprimi i komunitetit evropian shtrihet në tre rrafshe: a), Komuniteti evropian I. Tregu i brendshem II. Bashkimi doganor III. Politikat e përbashkëta bujqësore IV. Politikat monetare V Politikat ambientale, etj. b), Bashkpunimi në politikën e brendshme dhe të sigurisë dhe c), politika e jashtme dhe e sigurisë.

KOSOVA PËRBALLË POLITIKËS SË JASHTME TË BE-SË

Kosova është pothuajse vendi më properëndimor në Ballkanin Perëndimor, megjithatë u çlirua i fundit. Orientimi perëndimor  nga shqiptaret e Kosovës është trumbetuar gjatë gjithë shekullit të kaluar.

Rrugëtimi i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë ka shënuar rezultate në rrafshin diplomatik, përkundër pëngesave kemi qëndruar të palëkundur në arritjën e synimeve tona strategjike.

Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar dhe integrimi në BE e NATO, promovim i marrëdhënjëve të mira fqinjësore, promovim i vlerave të përgjithshem ruajtje e imazhit dhe ngritje e prestigjit të Kosovës në botë, promovim i intereave ekonomike dhe të sigurise, janë synimet tona strategjike.

Megjithat sfidat nëper të cilat po kalon BE, dhe mund të lëkundin projektin e saj nga i cili u formua shto këtu dhe daljën e Britanis së madhe. Andaj, jemi të brumosur me bindjen që aty ku janë SHBA-të aty është suksesi ynë.

Prandaj forcimi i vazhdueshem i bashkpunimit strategjik më SHBA, mund të zbërthehet në interes nacional.

Aspirant mbesim për anetarsim në BE, NATO dhe organizata relevante ndërkombëtare.

POLITIKA E JASHTME E BE-SË KARSHI SHPËRBËRJES SE JUGOSLLAVISË

Guri i provës për politikën e jashtme të BE-së ishte shpërbërja e Jugosllavis dhe gjakderdhja e shkaktuar nga ata që donin të gllabronin toka fqinjëve respektivish bashkshtetasëve të deri djeshëm. Dështimi i tranzicionit në Jugosllavi ishte dështim i politikës së jashtme të BE-së, gjakderdhja e shkaktuar u bë të porta e vëndeve anëtare, rrjedhimisht në vëndet që aspironin të ishin pjesë e këtijë komuniteti. E tëra që mund bëhej atë kohë ishte konstaktimi për rrjedhen e ngjarjëve, megjithat superfuqia përtej oqeani (SHBA) me pragmatizmin e sajë u involvua dhe sjelli paqën në rajon, involvim të tillë të përmasave shumë më të mëdha kishte në kohën kur shtet tashme anëtare të BE-së luftonin me njëra tjetrën pra në dy luftërat botërore shto ketu dhe luftën njëqind vjeqare.

Megjithat BE flet më një gjuhë për politik të jashtme, për shumë qështje. Qështje të cilat formësohen dhe deklarohen, deri aty ku nuk prekën interesat kombëtare të shtetëve relevante. BE nuk ka instrument ligjor për imponim të qëndrimeve unike.

Më fjalë të tjera janë pesë faktor nga të cilët ndërtohet politika e jashtme e BE-së:  a), mbi bazen e regjimit të shtetëve b), mbi ideologjin kushtimisht evropiane c), gjeopolitken  (gjeopolitika, gjeografia dhe ekonomia janë pothuajse faktor determinues) d), zhvillimet globale dhe c), strategjia.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …