Fehmi Rama

Fehmi Rama: Mohimi i krimeve të luftës nga zyrtarë serbë, duhet sanksionuar dhe penalizuar

Hap i dobishëm është inicimi i një ligji me të cilin sanksionohen dhe penalizohen të gjithë ata që mohojnë krimet e kryera nga pushtuesi serb ne Kosovë, nga ana e MD-së.

Nga lufta jonë çlirimtare humbëm me të dashurit tonë, humbëm familjarë, miq, shok. Në Kosovë u bë gjenocid, si quhet ndryshe në terminologjinë e se Drejtës Ndërkombërtare vrasja e fëmijëve, grave (u vranë gra shtatzëna, e të tjera u mbyten në bunare), u vranë pleq e burra të pafajshëm vetëm e vetëm pse i kishin lindur nanat shqiptare, përveq së GJENOCID. E të gjitha këto si në shumë treva tjera ndodhën edhe në vendlindjen time, Çirez.

Nga vorbulla e këtyre katrahurave të përjetuara, familjet dhe shoket, si dhe ne pergjithësi qytetaret e vendit tonë, kur ndëgjuan zyrtar të lart serb në Qeverinë e Kosovës duke mohuar krimet e bëra nga makineria e kasapit të Ballkanit, u ndien të ofenduar dhe sikur u hap plaga e vjetër.

Kryetari i Kuvendit z.Kadri Veseli u dërgoj letër homologëve të tijë për njoftim dhe sensibilizim, se në Kosovë u bënë krime nga pushtuesi.

Institucionet tona nuk duhet të presin shumë nga takimet e prillit edhe të meëvonshme, por të hartojnë dokumente dhe të padisin Serbin për gjenocid. Nuk duhet qëndruar në defensiv dhe të qakorduar, por të jemi ofensiv dhe të unifikuar.

Në Beograd janë të fuqishëm dhe në maja të shtetit, njerzit e formësuar nga kuzhina politike e Millosheviqit. Vuqiqi, Daqiqi e shumë të tjerë i shërbyen diktatorit të urryer serb. Të njëjtit nuk kërkuan falje për krimet e bëra, por gjeneralin Divkoviq që luftojë në Drenicë e patën bërë shef të Shtabit të Ushtrisë Serbe. Se fundmi edhe gazetari norvegjez Piter që ishte gazetar në luftën e Kosovës tha që betejat me të mëdha u bënë brenda u bënë në Drenicë. Estabilishmenti politik serb, duhet liruar nga qasja mesjetare. Jemi në shk. XXI, jemi në dekaden e dytë, jemi në kohën e avancimit të lartë teknologjik me anën e se cilës po synohet që bota të bëhët një fshat i vogel.

 

Fehmi Rama: Rinia jonë është ajka dhe margaritari ynë më i çmuar shtetëror

 

Shekulli XXI doemos është  shekull i ndërmarrësisë, i rinisë inovatore, i atyre që janë profesionistë në fushën e IT – se.  Deri me tani trajektoria e përpjekjeve, sikur ka arritur në pikën e mëparshme. Prandaj përqindja e atyre që u është ngulitur në mëndje migrimi është tejet e madhe. Thuhet që kur të akumulohet një bindje apo dëshire e madhe vepro, kësisoj migrimin në këto rrethana është e vështirë t’a ndalesh.

Rinia jonë dhe institucionet tona, duhet të bëjnë përpjekje maksimale që pjesë e të rinjve tonë të jenë inovator, të kemi sa më shumë profesionist në fushën e IT-se. Me fjalë tjera të kemi një përkushtim serioz për krijimin e kushteve në ndërmarrsi të vogël dhe të mesme, si dhe përmes start – up si mbeshtetje. Kruciale mbetet krijimi i një mjedisi tërheqës për investitorët.

Nuk është zgjidhje ikja nga vendi për shtetin, sidomos e të rinjve. Çdo vend krenohet me popullsinë e tyre se sa e ka të re. Po që se i qasemi historiografisë nga shumë vende pa perspektivë, fuqi punëtore kanë shkuar në vende të zhvilluara. Andaj me ikjen e të rinjve nga vendi duhet të turpërohemi posaçerisht ndajë gjeneratave që vin pas nesh.

Çdo progres i arritur e ka një emrues të përbashket, rinia. Shteti në vazhdimësi mbetët në duart e të rinjve. Indoktrinimi i rinisë sonë me arsim, moral, edukatë, inovacion,  dhe IT janë pothuajse interes shtetëror yni.

Uroj që pik referente të kemi një qasje analitike, si me çka merret rinia jonë, cilat janë synimet e tyre, si organizohet jeta e tyre, çfarë kushtesh ofon shteti dhe sektori privat me fjale tjera çka i pret të rinjët tonë pas përfundimit të fakultetit.

Mund të shpresojmë të kemi shtet të zhvilluar në të ardhmen, por vetëm nëse investohet në rini. Kujtoj që deri me tani, nuk është bërë ndonjë hulumtim dhe studim për rininë, se me çfarë merret, cilat janë synimet e tyre, , si organizohet jeta e tyre, etj.

Shteti deri me tani nuk ka bërë plan strategjik dhe as investim të mirefilltë për rininë. Rinia e vendit tonë shpresoj të indoktrinohet me arsimim, moral, atdhedashuri, dhe larg monotonisë të mos bërit asgjë. Nevojitet stopim i dukurive negative që po shfaqen, përgjatë viteve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …