Nga trumbetime të tilla shterrpe, sikur është strukur e verteta. Kësisoji është arritë të mbretrojë bindja se janë minor ata që luftuan e kontribuan dhe vazhdojnë të kontribojnë për vendin, karshi atyre që trumbetojnë atdhetarizem dhe luftim të krimit dhe të korrupcionit. Ky lloj trumbetimi të shtynë të mendosh që kemi të bëjmë me diskurs Don Kishotist.
Qasja e tillë krijon amulli dhe hamëndje në popull.
Populli meriton të i argumentohet e verteta, andaj nuk duhet të jemi të lodhur dhe të dorzohemi. Nuk mund të llogarit askush që ka përfituar epitetin e patriotit vetëm në luftë, apo shto këtu dhe shpalljen e pavarsis, apo shto këtu edhe ndërtimin e rrugëve, shkollave, instutucionëve. Patriot në kuptimin e plotë të fjalës është ai, që i shërben vendit në të gjitha proqeset pra në mënyrë koherente.
Atdheu duhet qdo herë, madje sa të frymojmë në këtë tokë. Kësisoji, kjo përkon më intersat nacionale.
AMULLIA RRETH MARRËVESHJËS NË SHTËPINË E BARDHË
Marrëveshja e arritur mes palës kosovare edhe asaj serbe ka krijuar amulli në opinionin publik.
Disa marrëveshjën e arritur në Shtëpinë e Bardhë ja servoin opinionit publik si një e arritur historike. Atëherë nëse është kështu duhet përmendur që rruga për të është transhuar vite me parë, madje edhe atëherë kur këta ishin kundër, pra kjo marrëveshje është produkt i mëhershëm më të gjitha të metat dhe avantazhet e sajë.
Disa të tjerë këtë marrëveshje ja servoin opinionit publik si diqka të dëmshme, dhe si të tillë do ta hedhin poshtë posa të marrin pushtetin. Të tillet nëpër shumë proqese që ka kaluar vendi, ishin kundër. Ndërsa disa të tjerë ja servoin opinionit publik qëndrimin e tyre që janë pro marrëveshjes në parim, por se është dashur të bëhët më shumë.
Sipas tyre në dialog shkohet më platformë, strategji, koncensus, kordinim dhe unifikim.
Pra janë servuar tre opinione popullit për këtë marrëveshje.
Ndërsa shumica nga ne qytetaret i jemi gëzuar marrëveshjes në parim.
Por miqëve tonë tejët të çmuar amerikan poashtu tutje dhe europerndimoreve duhet ofruar argumente me qëndrime parimore, kësisoji do jemi bindës dhe argumentet tona do merren më seriozisht në konsiderat.
Më fjalë të tjera marrëveshja e arritur në SHBA, reflekton në një formë më njohies të shtetsisë se Kosovës, me operalizimin e pikës kufitare. Hekurudha dhe autostrada janë të mireseardhura për zhvillim e jo ekspasion ekonomik nga Serbia e cila kulmon me mini schengen (do donim të kishim treg dhe ekonomi të lire panshqiptare), e poashtu faturen e shënjimit të kufinjëve nga Gjilasi sikur po paguajm ënde me targetimin e Liqenit të Ujmanit dhe shohim tutje se qfar… Qytetaret tonë të lodhur nga pandemia dhe të neveritur nga opinione të shpërftyruara, janë të etur për të u transmetuar e verteta, e jo për dogma. Qytetaret tonë duan të përfaqsohen nga kuadro që puna e tyre përkon me realizimin e aspiratave tona nacionale dhe zhvillim ekonomik.