Feim Avdi Gashi (22.2.1971 - 27.5.1998)

Feim Avdi Gashi (3.3.1971 – 27.5.1998)

Dita e daljes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin renaj të Anadrinit, më 26 prill të vitit 1998 dhe themelimi i Shtabit Operativ Rajonal për Anadrinin, shënoi kulmin e ëndrrave të ilegales së këtij rajoni, shënoi realizimin e dëshirave të vëllezërve Gashi – bijve të Avdi Sherifit, sot, të dytë dëshmorë të kombit: Bedrushit dhe Feimit, të cilët mosha i ndante me shtatë pranvera, rënia i ndau me pa një vit, kurse ideali nuk i ndau as në amshim. Për këtë ideal të bijëve të Avdi Sherifit, me përjetësinë kreanre iu bashkuan: Mensur e Tafil Zyberaj, Eshrafedin Kastrati e Jusuf Berisha nga Drenajt e Anadrinit, iu bashkuan 130 dëshmorë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të Zonës Operative të Pashtrikut, e cila zuri fill në odat e Gashëve, Kastratëve, Zyberajve dhe Berishëve, zuri fill në fshatin – kazermë të Drenajt, në Anadrinin e profesor Ukshin Hotit.

Prilli i vitit 1998 i frymëzoi dhe i mobilizoi nën kushtrimin e Jasharëve dhe të Haradinajve, të rinjtë e Anadrinit, të cilët me protesta për përkrahjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmuan se janë të gatshëm që “Kosovës t’ia falin jetën e t’u duket pak” “sepse Kosova ishte lodhur me robërinë” shekullore e me hapjen e varreve në prozhme e lëndina, prandaj një detyrë të këtillë, për t’ia hequr Kosovës zgjedhën e turpit, e mori edhe Feim Avdi Gashi, të cilin i ati e kishte dërguar në Prishtinë, në kërkim të dijes, por edhe të lirisë, e Ai e zgjodhi lirinë para dijes dhe indeksin e këmbeu me armë brezi e krahu.

Dëshmori i kombit Feim Avdi Gashi, i vëllai i dëshmorit Bedrush Gashi, është i lindur në fshatin Drenaj (ish – Drenofc) të Anadrinit, komuna e Rahavecit, më 3 mars të vitit 1971. Avdi Sherifi, i njohur për qëndrimin burrëror që mbajti në çdo periudhë të zhvillimit të rezistencës kombëtare, kishte tetë fëmijë, pesë djem e tri vajza.

Shkollimin fillor, Feimi e bëri në vendlindje, të mes min në gjimnazin e Rahavecit, kurse studimet në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, ku absolvoi, por kapi armën mu në ditët kur është dashur të diplomohet për agronom. Që në bankat e shkollës fillore, Feimi tregon zgjuarësi; kishte prirje për shumë lërnenj, mirëpo me të mbaruar filloren; udhëtimet e përditshme për në Rahavec, shoqërimi me prijëtarët e ilegales së Anadrinit, aktiviteti i të vëllait – Bedrushit, me Mensurin e Bedri Zyberajn, me të bijtë e xhaxhait, Flurimin dhe Islamin e me shumë veprimtarë të tjerë, sot dëshmorë të kombit, veteranë e invalidë të burgosur, ndikuan që Feimi t’u përvishet formave të ndryshme organizative të veprimtarisë ilegale. Në një moshë mjaft të re, kur e kishte kohën e shëtitjeve të një gjimnazisti, mori mbi supe barrë me përgjegjësi. Shpërndan afishe për organizimin e popullatës së Anadrinit kah një rezistencë më aktive. Më 1990 Feimi është në krye të kolonës, e cila më 27 janar, e prirë nga profesor Ukshin Hoti, marshoi kah Rahaveci. Këtu Feimi është së bashku me të gjithë veprimtarët e Anadrinit, kur breshëritë e bandave kriminele rrëzuan përdhe katërshin e ilegales së Anadrinit: Agron Fetahun e Celinës, Halim Hotin e Krushës së Madhe, Hilmi Krasniqin e Hoçës së Vogël dhe Nesimi Elshanin e Nagacit.

Feim Avdi Gashi nuk u thye por u forcua dhe zë të mendojë edhe më seriozisht për nevojat permanente të një force kombëtare, të cilën e ëndërronte, prandaj fillon aktivitetin logjistik. Me kohë e kishte kuptuar se kufiri shqiptaro – shqiptar kah Hasi ishte gardh i fortë që ruhej nga ish – armata jugosllave, mirëpo morali i djelmoshave të kësaj plejade ishte më i lartë. Si student Feimi afirmohet në rrethin e veprimtarëve – studentë të Universitetit të Prishtinës dhe forcon lidhjet me Hasin.

Pas rënies së veprimtarëve Jahë Hoti prej Drinasi dhe Shkëlzen Hashim Krasniqi prej Hoçës së Vogël, në Bjeshkët e Pashtrikut më 1992, Feim Gashi me të vëllanë, Bedrushin, dhe me tërë Grupin e ilegales nga Drenajt, forcon veprimtarinë dhe e tërë ilegalja e Anadrinit, në Drinas, në Krushë të Madhe, në Qëndresë, në Fortesë, në Hoçë të Vogël dhe në Drenaj, zë ta shtojë veprimtarinë drejt furnizimit me armatim dhe me materiale të tjera luftarake.

Në anën tjetër, format e luftës kundër dhunës dhe terrorit policor serb zënë të shtrihen me një dinamikë më të përshpejtuar anembanë Rrafshit të Anadrinit. Kështu, Grupi i Feimit shtriu veprimtarinë në fshatrat Zatriq, Bardhatin, Franj akë , Rudinë Frashnjet, Nushpal e Burim i Epërm, forcohet edhe më shumë, duke u shtuar me shokë të tjerë e vëllezër të idealit, sepse Feimi si student kishte ndikim të madh, sa në mesin e shokëve studentë, aq edhe në mesin e bashkëfshatarëve veprimtarë.

Veçanërisht i ndihmonte tradita patriotike e të parëve të Avdi e Isuf Sherifit, të cilët përherë ishin vrarë e ndjekur, ishin persekutuar prej bandave dhe regjimit serboçetnik. Kështu, Feimi nuk pushon në organizimin dhe në mobilizimin e fshatrave ku vepronte-në mënyrë që Anadrini të përfshihej sa më masivisht në “Vallen e Haresë së Madhe” që po përgatitej me Bedrushin, Bedriun, Osmanin, Muharremin, Flurimin, Islamin dhe Bacën Isuf.

Më 1995, Feim Gashi vëhet në krye të  shumë ngjarjeve dhe aktiviteteve që lidheshin për aksione konkrete drejt masivizimit sa më të shpejtë të veprimtarisë patriotike, e cila kishte zënë për të vluar anembanë trojeve etnike. Kishte dëshirë të madhe për t’i përfunduar studimet, mirëpo detyrat shumë serioze që i merrte prej shokëve ia merrnin anën, prandaj edhe detyrohet që ta lë mënjanë mësimin dhe t’u përvishet edhe më me përkushtim detyrave konkrete sa organizative aq edhe operative. Të gjitha i kryente në bashkëveprim me Mensur e Bedri Zyberajn, me të vëllanë Bedrushin e me djemtë e axha Isufit; Flurimin dhe Islamin. Çdo takim i Prishtinës shënonte nga një zgjerim të rrethit të veprimtarëve. I çmonte shokët, veçanërisht profesor Muhamet Malësorin dhe Jetë Hasanin, sot dëshmorë të kombit, prandaj edhe këto kontakte ishin hapa konkretë në avancimin e hapave për veprimtari të mëtejme të Feim Gashit. Kështu, studenti i dalluar dhe veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare, secilin hap të lëvizjes e shfrytëzonte për t’i zgjeruar dhe për t’i thelluar njohuritë që i kishte për zhvillimin e luftës guerile. Asnjëherë dhe për asnjë çast nuk i harronte fshatrat e Anadrinit, veçanërisht netëve të gjata të dimrit kur pjesën më të madhe e kalonte duke zhvilluar biseda nxitëse dhe mobilizuese, sepse ishte shumë kooperativ në punën me shokë. Kjo është koha kur ingranazhi i dhunës, të cilin në Kosovë e kishte instaluar Slobodan Milosheviqi, kishte marrë përmasa të përshkallëzimit, por edhe kohë kur ilegalja e Anadrinit shënonte suksese në shtrirje, në veprimtari dhe në krijimin e atmosferës për përkrahjen që gëzonte nga popullata. Të gjtha këto ndikonin në stimulimin e veprimtarisë së Feim Gashit me të vëllanë dhe të dytë kishin grumbulluar njohuri të mjaftueshme teorike, por edhe përvojë të madhe organizative.

Tashmë edhe aktiviteti i organizimit politik në fshatrat e Anadrinit shënonte rritje, ndërsa edhe policia serbe shpeshtonte pikat e kontrollit në “Rrasat e Rahavecit”, te “[ahapetrolli”, te “Lisi i Shehit” dhe në nyjet e tjera, nga vinin banorët e fshatrave të përmendura të Nënzatriqit. Por, shtimi i pikave të kontrollit dhe i masave të tjera, vetëm e gjallëronte dinamikën e lëvizjeve të mëdha edhe të aksioneve guerile, veçanërisht në fshatrat e Bregut të Majtë të Drinit të Bardhë si: Gexhë, Malësi e Vogël, Drinas, Dejë, Çifllak e Kromnik, ku shtohen format e veprimit dhe forcohen radhët, veçanërisht pas rënies së Jahë Hotit të Drinasit e të Shkëlzen Krasniqit të Hoçës së Vogël në Pashtrik.

Në forma të këtilla të aktivitetit, Feim Gashi vepron deri në nëntor të vitit 1997. Por, gjatë nëntorit Feimi zë ta vizitojë më shpesh Drenicën dhe atje lidhet me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi që me një pjesë ishte njohur gjatë veprimtarisë ilegale.

Menjëherë pas rezistencës në Prekazin legjendar të Mehajve e të Jasharëve, në javën e parë të marsit të vitit 1998, Feim Gashi gjendet në Likoc. Në vatrën e rezistencës kombëtare takohet me Rexhep Selimin, Sami Lushtakun, Mujë Krasniqin e shumë luftëtarë të tjerë. Tashmë, Likoci, Açareva, Likoshani, Qirezi, Prekazi, Palaci e Llausha u bënë çdo gjë për jetën e Feim Gashit. Kështu, edhe themelohet iniciativa që çdo fshat i Hasit ta ketë nga një bazë për logjistikë dhe operativë dhe të niset me formimin 2 dhjetësheve të para të Hasit, ndërsa, tërë veprimtarinë organizative do ta kontrollonin Haxhi Hoti-Lleshi, për Has, dhe Osman Zyberaj për fshatrat e Anadrinit. Feim Gashit i mbeti vija logjistike që fillonte në fshatrat e Hasit dhe përfundonte në Drenaj e Zatriq, duke shfrytëzuar korridorin: Kushnin – Rogovë – Celinë – Fortesë – Sopaj – Burim i Poshtëm – Burim i Epërm – Nushpal e Drenaj, por me kujdes të veçantë ndaj udhëkryqit Xërxë – Rahavec. Kështu edhe u themeluan formacionet e para për Hasin si zonë kufitare dhe për Anadrinin, si areale për komunikim prej kufiri deri në Drenicë. Feimi në këtë moshë e kishte parasysh se mori një barrë të rëndë dhe me përgjegjësi; të priten dhe të përcillen grupet prej Shqipërie në Shqipëri. E kishte ndërmend faktin se edhe vetë, në krye të grupit mori një përgjegjësi të madhe, sepse të gjithë luftëtarët e lirisë duhej të kalonin nëpër fshatrat e Anadrinit, por me padurim priste që një ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës të dalë publikisht edhe në Drenaj, sepse Hasi tashmë ishte bërë urë lidhëse dhe furnizuese, ndërsa në Drenajt e Feimit, punët shtoheshin përditë, e më shumë pasi që në Drenicë e Dukagjin kishte luftime.

Në këtë fshat vinin edhe të plagosurit që duhej të dërgoheshin për shërim në Shqipëri dhe tërë kjo kërkonte një përgjegjësi të madhe.

Kjo barrë binte veçanërisht mbi skuadrën e logjistikës të cilën e përbënin: Feim e Bedrush Gashi, Sakip Bellaqa, Përparim Thaçi, Islam dhe Flurim Gashi. Të gjithë ishin njohës të mirë të terrenit, veçanërisht Feimi pasi që prej vitit 1992 i kishte rënë që shumë shpesh ta shfrytëzonte korridorin e Hasit dhe kishte përvojë me aksin rrugor të rajonales prej “Rasave të Rahavecit” kah Xërxa e veçanërisht truporen e Përudhës.

Në Betejën e Bardhatinit që u zhvillua më 12 maj të vitit 1998 në fshatin Bardhatin të Anadrinit, Feim Gashi së bashku me të vëllanë Bedrushin dhe i porsakthyer prej detyrave që kishte në bartjen e armatimit shkëlqen për të mbetur në faqet më të ndritshme të historisë së betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është krah për krah me Milaim Krasniqin e me Osman Zyberajn. Pas kësaj beteje, Feimi gjendet në krye të shokëve edhe në Betejën e Gardhishtit kur shpartallohet me turp eshaloni i forcave policore e ushtarake serboçetnike bri kanionit të Drinit të Bardhë.

Batalioni i Drenajt pas kësaj fitoreje merr flatra dhe shtrihet me një diamikë edhe më të përshpejtuar, ndërsa forcave serbe u mbeti që prej luftës frontale të kalojnë në sistemin e kurtheve dhe pritave dhe kështu, më 26 maj vë pritë në “Udhën e Përudhës”-trupore kjo që lidh fshatrat Fortesë (ish-Bellacërkë) dhe Xërxe për t’iu shmangur “Kryqit të Xërxës” të cilin e kontrollonin patrullat e shumta, sa të stacionuara aq edhe mobile përgjatë aksit të rajonales Rahavec-Xërxë. Kështu, kah ora 22,00 ndërsa skuadra e Feim Gashit shfrytëzonte trupore n e përmendur, bjen në pritën e kurthuar mirë dhe pas një luftimi të ashpër të mesnatës, për ta shpërthyer e çarë rrethimin, marrin përjetësinë: Feim Avdi Gashi i fshatit Drenaj të Nënzatriqit, Sakip Xhemali Bellaqa i fshatit Burim i Epërm dhe Përparim Thaçi i fshatit Landavicë, të tretë Anadrinas, ndërsa plagoset rëndë Islam Isuf Gashi, sot i burgosur e familjar i dy dëshmorëve.

Luftëtarët e Batalionit të Drenajt zhvilluan luftime të ashpëra për tërheqjen e trupave të pajetë të dëshmorëve të rënë dhe për shpëtimin e Islamit të plagosur dhe kështu pas mesnate forcat policore serbe thehen definitivisht dhe tërhiqen në drejtim të Rahavecit ndërsa në “Udhën e Përudhës” pozicionohen luftëtarët e fshatit Fortesë të cilët vazhdojnë për ta kontrolluar aksin e rajonales së kobshme të Anadrinit (Xërxë-Rahovec).

Përcjellja e fundit nën drejtimin e Xhemë Gashit e Bedri Zyberajt, që iu bë dëshmorëve të grupit të Feim Gashit u bë një ngjarje e madhe për zhvillimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rrafshin e Anadrinit. Për herë të parë te Lisat e Burimit të Epërm populli i tubuar për përcjellje u takua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, u dëgjuan për herë të parë komandat në gjuhën shqipe dhe u bënë shtëniet e nderit jo larg Rahavecit e që vetëvetiu do të thoshte se Ushtria Çlirimtare e Kosovë. është pranë Rahavecit. Rahavecasit të cilët kishin vërshuar kah Burimi i Epërm e Nushpali, në këtë tubim u takuan edhe me dy legjenJa për të cilët flitej se gjendeshin në Gllogjan e në Drenicë – u takuan me Xhelal Hajdën – Tonin dhe Selajdin Mullabazin – Micin.

Sot, Feim Gashi, me të vëllanë Bedrushin, të rënë në njëvjetorin e Feimit, me Mensurin, me Tafilin, me Isufin e me të parët të vrarë e të prerë, pushon në varrezat e fshatit Drenaj. (S. c.)

Kontrolloni gjithashtu

Sejdi Fazli Shala (5.3.1964 – 5.11.1998)

Sejdi Fazli Shala (5.3.1964 – 5.11.1998)

Fshati Kopiliq i Drenicës është fshat i njohur i historisë shqiptare. Aty ka lindur dhe …