Feith

Feith: Dialogu Kosovë-Serbi është shumë konfidencial dhe sekret dhe askush se di se cili është qëllimi i tij

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ish Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi është shumë konfidencial dhe sekret dhe askush nuk e di se cili është qëllimi i tij. Ai ka shtuar më tutje se mendon se shumë njerëz në Kosovë dhe po ashtu në Serbi janë të hutuar dhe nuk janë të mësuar, janë mosbesues ndaj asaj që po ndodhë. Unë kam sugjeruar dhe këtë ua kam thënë në Bruksel, është që të punohet nga poshtë-lartë, me shoqërinë civile, organizatat e grave, OJQ, ekspertë në Kosovë, ku ka shumë të tillë. E di se atje është një prani e pasur e aktivistëve të shoqërisë civile. Ata duhet të informohen dhe të ketë transparencë ndaj tyre. Sepse një marrëveshje për një çështje kaq të ndjeshme siç është normalizimi i së ardhshëm me Serbinë ka nevojë për një bazë themelore dhe për mbështetjen nga popullata dhe sigurisht që kjo ende po mungon.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …