leoni

Sulejman Rexhepi

Feja dhe bashkësitë etnike në ish-RJ të Maqedonisë nuk trajtohen në mënyrë të barabartë

Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, duke folur për  Radion Evropa e Lirë, ka thënë se “feja dhe bashkësitë etnike në Maqedoni nuk trajtohen në mënyrë të barabartë”. Në këtë shtet përdoret një ‘drejtësi selektive’, që thellon hendekun e ndasive etnike dhe fetare dhe e pamundëson ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe demokratike në përputhje me standardet e vendeve të zhvilluara demokratike, ku ligji vlen për të gjithë njëlloj”. Deklaratat e kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë u bënë pikërisht në ditën Bajramit të Madh, e cila festohet  nga besimtarët e fesë islame në shumë treva të ish-RJ të Maqedonisë. Shteti është në një krizë të thellë politike dhe kjo krizë e thellë politike nuk është e rastësishme. Sigurisht se është rrjedhojë e mosveprimit të shtetit juridik. Veprimi i shtetit ka qenë dhe është me dy kute të ndryshme. Përdoren standarde të dyfishta në mes bashkësive të ndryshme fetare dhe etnike në Maqedoni”, tha mes tjerash myftiu, Sylejman Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …