Fëmijë të shumtë sot e kanë vizituar kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës

Fëmijë të shumtë sot kanë vizituar kazermat e Forcës së Sigurisë të Kosovës

Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit –Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, sot Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, ka organizuar Ditën e Hapur në kazermat e FSK-së me pritjen e nxënësve të disa shkollave fillore të mesme të ulta të vendit. Pritje u organizua në kazermat e FSK-së në Prishtinë, Prizren, Istog, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj. Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” ata i priti ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Me këtë rast, ministri Mehaj, nxënësëve dhe stafit pedagogjik shoqërues të tyre, u dëshiroi mirëseardhje me urimet më të mira për ditën e tyre duke theksuar se misioni i FSK-së është të mbroj vendin dhe të garantoj ambient të sigurt për ju dhe familjet tuaja.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …