Fëmijët e lansojnë fushatën ‘KryeqytetiPaMakina’ me mbështetje të Save the Children Kosova dhe Komunës së Prishtinës  

Prishtinë, 09 nëntor 2024 – Të shtunën, më 9 nëntor, në Sheshin Skënderbej, ora 13:00, fëmijët e grupit “Respect Our Rights” dhe të Asambleve Komunale të Fëmijëve, me mbështetjen e Save the Children Kosova dhe Komunës së Prishtinës, do të lansohet fushata #KryeqytetiPaMakina – një iniciativë për ngritjen e ndërgjegjësimit mbi ndikimin e makinave në cilësinë e ajrit dhe shëndetin e qytetarëve.

Kjo fushatë unike përfshin një instalacion të titulluar “1000 arsye për të ecur”, ku qytetarët ftohen të shkruajnë arsyet e tyre për të ecur, duke i vendosur në një hapësirë publike që do të qëndrojë në shesh për një muaj të tërë. Ky instalacion synon të inkurajojë qytetarët që të zgjedhin mënyra më të qëndrueshme të lëvizjes për një Prishtinë më të shëndetshme. Gjatë këtij aktiviteti qytetarët do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe me fëmijët udhëheqës të kësaj nisme, të cilët do të ndajnë vizionin e tyre për një qytet më të pastër dhe më të qëndrueshëm. Si pjesë e fushatës, pranë “Prishtina Parking” do të vendosen balona të cilat do ilustojnë ndikimin e motorëve të makinave në cilësinë e ajrit.

Kjo fushatë synon jo vetëm të informojë publikun për efektet negative të makinave në ajër, por gjithashtu të inkurajojë qytetarët për të marrë vendime që kontribuojnë për një mjedis të përmirësuar dhe më të shëndetshëm për të gjithë. Prania dhe mbështetja e mediave është e mirëseardhur për të fuqizuar zërin e të rinjve dhe për të përhapur mesazhin e tyre te një audiencë më e gjerë.

#KryeqytetiPaMakina është pjesë e fushatës globale Generation Hope, e cila fuqizon fëmijët dhe të rinjtë që të bëhen zëri i ndryshimeve të rëndësishme në komunitetet e tyre. Fëmijët e përfshirë në këtë fushatë janë trajnuar në përdorimin e modelit të “Shift”, një metodologji që u mundëson atyre të realizojnë fushata inovative për çështje të rëndësishme për ta dhe qytetarët e Kosovës.

Ftojmë të gjitha mediat që të na bashkohen në këtë ngjarje dhe të na ndihmojnë të përhapim këtë mesazh pozitiv për një të ardhme më të pastër dhe më të ndritur për Prishtinën.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …