I gdhendur në bronz, Dr. Hafir Shala kthehet për të mos u larguar asnjëherë, kështu ka bërë të ditur përmes një postimi profesor Ferat Shala. Ai ka thënë së Hafiri po kthehet aty ku 23 vite më parë ju ndërpre kontributi i tij në shërbim të popullit. “Doktori i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr. Hafir Shala, ishte një prej figurave më të veçanta historike, i cili me guximin e tij e shënoi njërën nga faqet më tragjike dhe më krenare të historisë së Kosovës: të sakrificës së madhe, të shpresës dhe qëndresës. Në kujtimet e të gjallëve Dr. Hafiri, do mbetet përherë një shembull unik i njeriut të dashur dhe të përzemërt për shokët dhe idealin, një shpirt i përbetuar humanisti, një intelektual dhe atdhetar i pashoqë, një trim i vendosur që të paguante çmimin e lartë të kauzës së lirisë dukë vënë në shërbim të atdheut tërë qenien e tij prej profesionisti dhe patrioti. Emri dhe vepra e doktor Hafir Shalës i bëjnë nder të veçantë kategorisë së të burgosurve politikë dhe lartëson në piedestalin më të lartë kontributin e të gjithë mantelbardhëve që u angazhuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …