Ferat Shala: Ekziston një strukturë tipike mafioze, energjetike, që ka vepruar dhe vepron brenda Lëvizjes Vetëvendosje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se arrestimi i krye shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka treguar se me kohë ishte  ngritur  alarmi se sektori i energjisë është përfshirë në keq-menaxhim. Vetëvendosja edhe në opozitë edhe tash në pozitë për gjithçka akuzojnë kundërshtarët politikë, ndërsa vet pengojnë edhe zbardhjen e rastit Dehari edhe të skandalit të tashëm energjetik. Është një strukturë tipike mafioze energjetike që ka operuar dhe operon brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk mund ta shmangin këtë. Kjo strukturë është kryeministri, është direkt ish krye-shefi ekzekutiv i KEK-ut, është Martin Berishaj dhe një përgjegjësi të madhe e ka edhe ministria e Zhvillimit Ekonomik, sepse shtatë herë ta shpall gjendjen emergjente, ta sjellin ligjin në parlament pa asnjë rezultat të vetëm, i vetmi rezultat ka qenë mbulimi dhe orvatja për zhdukje të konkurrencës në 72 milionë euro tenderë një burimor, që janë nënshkruar gjatë kësaj faze. Shikoni ku shkon imagjinata e tyre që shteti të shkoj në gjendje emergjente vetëm dhe vetëm të mbulojë tenderët e KEK-ut dhe në fund tash sjellin e plotësim ndryshimin e ligjit që këtë punë me e bë hala më gjatë derisa tash u shpërfaq ky skandal”, ka shtuar mes tjerash deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …