Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, deklaroi se iniciativat për formimin e komisioneve hetimore parlamentare nuk kanë pasur për qëllim ndërhyrjen në drejtësi. Ai konstatoi se gjyqësori po atakohet nga qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje. Shumica parlamentare po e trajton gjyqësorin si të huaj, të kapur dhe të pabesueshëm, saktësoi Ferat Shala në një diskutim të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit. Shala shtoi se PDK nuk ka pasur mundësi të pengojë funksionalizimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore dhe se nuk ka pasur asnjë tendencë për ndërhyrje, pasi ligji e ndalon një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …