Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka konstatuar se as në këto zgjedhje nuk ka përfaqësim gjinor të barabartë në listat zgjedhore të partive politike. Mos-respektimi i legjislacionit që e favorizon barazinë gjinore, tregon se partitë – cilado qoftë ajo që do ta marrë besimin për ta udhëhequr vendin, nuk do t’i vendosë gratë në mënyrë të barabartë edhe në qeverisje. Kjo praktike tregon edhe nivelin e seriozitetit të premtimeve që në legjislaturën e fundit u bënë për zbatimin e barazisë gjinore në të gjitha propozimet dhe funksionet publike në Kosovë. Listat të cilat u dorëzuan mbrëmjen e të së shtunës tregojnë që shumica e partive politike janë kujdesur që të respektojnë pragun minimal i cili është i vendosur taksativisht në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme e jo duke e vendosur në zbatim Ligjin për Barazi Gjinore, ka konstatuar mes tjerash Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …